• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, një parti për muze

by Artur Ajazi
04/09/2023 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike, sot gjendet në ditët më të vështira të saj. Diskutohet ekzistenca e saj, diskutohet mbijetesa e saj përmes emrave që e kanë marrë atë seriozisht peng, dhe nuk ka shanse ta lëshojnë. Qindra apo dhe disa mijëra demokratë sot, janë në udhëkryq. Ti besojnë Bashës që mbledh kuvendet e tij, ti besojnë Berishës që mban fort selinë, ti besojnë Bardhit apo Alibeajt.

Dhe ajo që ndodh në realitet, mbetet braktisja masive që ish-anëtarët dhe mbështetësit i bëjnë çdo dit asaj force politike. Shkurt, Partia Demokratike është aktualisht një parti-muze. Atje mund të shkosh edhe si vizitor i zakonshëm, dhe mund të njihesh nga afër me ish-liderin, ish-ministrat, ish-drejtorët, por edhe me milionerët e majmur me para ish-pushteti.

Atje do të gjesh fotot e Berishës ngado, në korridore, zyra, celularë servilësh, etj. Por nuk mund të takosh asnjë prej gjeneratës së re. Edhe ata të FRPD, janë kthyer në ciceronë të ish-liderit suprem, dhe as që mendojnë për fatin e asaj partie. E katandisë partinë  në “dyqan me qera”. Nga njëra anë Berisha deklaron se “selinë, flamurin dhe partinë nuk e lëshojmë deri në frymën e fundit”.

Nga ana tjetër kemi Bashën, që e ka bërë vajtje-ardhje kryetarllëkun, dhe zgjidhet edhe kryetar partie, edhe kryetar grupi parlamentar, edhe negociator, edhe brigadier. Ai i do të gjitha, a thua se partinë e ka trashëgim nga stërgjyshi. Loja e turpshme me atë parti, pasojë ka lënien e vendit pa një opozitë të përgjegjshme. Skenari  dhe përrlata e Berishës se “Basha është pengu i Ramës”, bie ndesh me deklaratat që ata shkëmbejnë gjithmonë kur ka kuvende dhe “pragrevolucione”. Të dy, apo të tre bashkë me Gaz Bardhin, po deklarojnë se “do ta hedhin nga pushteti Edi Ramën”. Qesharake dhe tragjikomike.

Një parti fantazëm, e strukur diku në ish-SHQUP apo në godina hotelesh, pretendon se “do të vijmë shumë shpejt në pushtet”. Parti Demokratike, u sakrifikua me dashje, ndaj dhe ndjehen komodë tre “kryetarët” e saj për sistemimin e asaj force politike në muze. Mbeten të mbushen stendat me fotot e ish-liderit, ish-armiqve, ish-ministrave dhe atyre që sot çirren ekraneve se “na dhimbset PD sepse e kemi ngritur dhe e kemi mbrojtur me këto duar”.

Kam bindjen se shumë shpejt, ndoshta punë muajsh, PD do të fshihet fare edhe nga memorja e atyre që deri dje, mbushnin bulevardin për të protestuar për “idealin” e ish-liderit. Zgjimi nga letargjia e militantëve të asaj partie ka nisur tashmë. Shpresa e vetme për tre “kryetarët” e saj, mbetet  mbajtja me gajret e ofiqarëve që rrinë zyrave, dhe luten që kjo situatë të zgjasë me dekada, mjafton të marrin “bakshishet” e tyre.

Next Post
Takimet me Kurtin dhe Vuçiç, Lajçak: Marrëveshjet të detyrueshme, të zbatohen pa vonesë

Takimet me Kurtin dhe Vuçiç, Lajçak: Marrëveshjet të detyrueshme, të zbatohen pa vonesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In