• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD ngre Kuvendet Qytetare, struktura të dyshimta që synojnë bllokimin e zgjedhjeve

by A R
10/03/2017 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demokratike, ditën e mërkurë, në kuadër të strategjisë për bllokimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit, në mungesë të plotësimit të kushtit për krijimin e një qeverie të përbashkët, ka vendosur ngritjen e disa strukturave ilegale, të quajtura Kuvendet Qytetare për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme Anembanë Shqipërisë.

Po çfarë janë Kuvendet Qytetare dhe cili do të jetë roli i tyre në raport me zgjedhjet e qershorit? Burime nga pjesëmarrësit në mbledhjen e koalicionit qytetar thanë për Shqiptarja.com se, këto Kuvende Qytetare, të ngjashme me Komitetet e Shpëtimit, kanë si detyrë të pamundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit, në kushtet bojkotit të opozitës.

Në varësi të zhvillimeve politike dhe në mungesë së një zgjidhjeje politike në horizont, Komitetet do të jenë mekanizmi ose arma e opozitës për prishjen e zgjedhjeve parlamentare, çka mund të çonte në përplasje sociale dhe destabilizim të vendit. Këto struktura do të mbledhin gjithashtu informacione dhe fakte rreth çdo lëvizje të përfaqësuesve të shumicës në raport me zgjedhjet.

Ndërkaq, modalitet e ndërhyrjeve të paligjshme për të sabotuar procesin e votimit në 18 Qershor do të përcaktohen në ditët në vijim nga Partia Demokratike, por aktualisht, deputetët e opozitës, drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike dhe të partive të të tjera të djathta, janë udhëzuar që të angazhohen për rekrutimin e njerëzve për krijimin e këtyre Kuvendeve Qytetare.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse këto struktura do të kthehen në një realitet politik. Gjithashtu, me interes pritet edhe reagimi i Policisë së Shtetit, Prokurorisë, mazhorancës dhe faktorit ndërkombëtar. Ka një perceptim të fortë, sipas të cilit, me anë të kësaj lëvizjeje ekstreme, opozita kërkon të evitojë një humbje të mundshme përballë koalicionit PS-LSI, por të shtyjë në një kohë të pacaktuar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Përbërja e Kuvendeve Qytetare
Deputetë të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, drejtues degësh dhe përfaqësues të partive të tjera aleate, do të angazhohen në terren për konstituimin e Kuvendeve Qytetare me personazhe me peshë në komunitetin ku jetojnë, për një bllokim të mundshëm të zgjedhjeve.

Edhe pse kjo lëvizje bie ndesh me kauzën trevjeçare të opozitës për dekriminalizimin dhe disa parime të mbrojtura të paktën verbalisht nga kryetari Lulzim Basha, opozita synon të afrojë pranë saj grupe të fortësh  dhe me të shkuar të dyshimtë.

Pjesë e Kuvendeve ose e Komiteteve do të jenë sigurisht komisionerët e besuar të Partisë Demokratike, anëtarë të forumeve lokale, militantë, personazhe të inatosur me qeverinë etj.

Mesazhi i Bashës
Pas vendimit për ngritjen e Kuvendeve Qytetare, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka artikuluar një mesazh të qartë. “Jo more zotërinj, nuk do t’ia hidhni kaq lehtë. Nuk ka për të patur bojkot zgjedhjesh, sepse zgjedhje fasadë me krimin, nuk do të ketë. Qytetarët shqiptarë janë të vendosur. Rezistenca civile, mosbindja civile, armata e republikës së re do të pengojë me të gjitha mjetet popullore, qytetare, demokratike dhe paqësore, zgjedhjet me krimin, zgjedhjet me drogën dhe zgjedhjet fasadë. Ua kemi dhënë paralajmërimin nga ky shesh me 18 Shkurt. Ua përsërisim ditë për ditë, e natë për natë. Ngule mirë në mendje. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më në Shqipëri”, ka deklaruar Basha./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Nga ndarja e partneres te festat e marrëdhënieve në publik, disa prej praktikave më të habitshme

Nga ndarja e partneres te festat e marrëdhënieve në publik, disa prej praktikave më të habitshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

September 7, 2026
“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

September 7, 2026
Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

September 7, 2026
Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

September 7, 2026
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarri ‘përpiu’ Himarën, kryebashkiaku Tavo: Vumë në dispozicion palestrën e shkollës për evakuime, por…

September 7, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen

September 7, 2026
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

September 7, 2026
Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

September 7, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë

September 7, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com