Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar pas incidenteve në protestën e një dite më parë, duke dënuar ashpër aktet e dhunës.
Në deklaratën zyrtare, ambasada thekson se protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë thelbësore në një shoqëri demokratike, por nuk mund të justifikojnë në asnjë rast dhunën ndaj personave apo objekteve.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve”, thuhet në reagim.
Më tej, ambasada kërkon nga përfaqësuesit e partive politike që të mbajnë përgjegjësi dhe të distancohen qartë nga aktet e dhunës.
“Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, përfundon deklarata.











