• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD në Parlament, si parti pa aleatë

by Artur Ajazi
21/06/2021 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është aleati i pari i koalicionit opozitar që bën me dije se në shtator do të rikthehet në Parlament me deputetët e partisë së tij. Nga ana e tij edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka konsideruar zgjedhjet e 25 prillit një “masakër elektorale”, por nuk është shprehur kundër pranisë së opozitës në Kuvendin e ri.

Por situata postzgjedhore realisht ka ndryshuar, lidhur me qëndrimin ose jo të aleatëve të PD. Ata nuk janë në shumë pika dakort me Lulzim Bashën. I pari ishte Agron Duka, dhe pastaj parti të tjera “aleate” që e kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve, madje edhe e kanë uruar Edi Ramën për fitoren. Ata janë shprehur realistë lidhur me shkaqet dhe arsyetojnë se “Rama i fitoi zgjedhjet, tani është rradha jonë të rrimë në opozitë edhe 4 vjet të tjera”, duke aluduar për paaftësinë e Bashës. Ajo ç’ka kemi parë para fushatës dhe gjatë saj, ishte natyrisht paralajmërimi i asaj ç’ka do të ndodhte pas saj.

Aleatët e Bashës, e kishin të qartë se Partia Demokratike e kishte të humbur betejën me Edi Ramën, përballë ekspansionit që konstatohej lehtë, si investimet dhe premtimet e mbajtura, organizimi i fushatës, mosmarrja shumë me cic-micet e ditës, por me punët e rindërtimit dhe vaksinimit, etj. Partia Demokratike ndryshe nga ç’ka kishte premtuar, hyri në fushatë e vetme, duke injoruar prezencën e aleatëve. Tani është rradha e tyre ti kthejnë reston Lulzim Bashës. Ajo do të hyjë në Parlament me një qëndrim ndryshe nga aleatët.

Partia Demokratike edhe pse do të hyjë në Parlament si “Çeçua” (pasi rezultatin e zgjedhjeve  e ka njohur SHBA dhe BE tashmë)  do të funksionojë si një parti e vetme, pa objeksione opozitare. Aleatët e saj kanë shprehur prej ditësh rezervat e tyre lidhur me gjithçka ndodhi në zgjedhjet e 25 Prillit, duke bërë fajtor kryesor kryetarin e PD-së dhe jo “pamundësinë për të ruajtur votat nga vjedhja dhe blerja”. Teoritë e vjetra të (si vjedhja dhe blerja e votës) huazuara nga koha e Doktorit, kanë zbehur dukshëm  euforinë e Lulzim Bashës.

Fushata mizerabël e zgjedhjeve të reja në PD, synimi për të kaluar fajin e humbjes nga vetë ai, tek strukturat vendore të partisë përmes “analizës”, skenari i shkarkimit të Bujar Nishanit dhe telendisja e Berishës para Shtatorit, janë arsye të mjaftueshme për të distancuar aleatët e asaj partie të kthyer në pronë fitimprurëse të kryetarit Basha.

Partia Demokratike do të futet në Parlament ndoshta jo me dëshirën e saj, por e detyruar nga situata më e fundit e krijuar pas “non-grata” të Sali Berishës, dhe rihapjes së dosjeve të vjetra për  Gërdecin, 21 Janarin, Rrugën e Kombit, pasurimin e shpejtë të ish-kupolës pushtetmbajëse 2005-2013, etj. Vendimet e DASH-it, ishin një ogur i mirë për nisjen e spastrimeve edhe në rradhën e politikës në Shqipëri.

Partia Demokratike, mbetet e para forcë politike që do të ketë shansin e keq të preket  edhe nga emra të tjerë të cilët do të shpallen nga DASH  dhe BE “non-grata”, deri në konfiskimin e pasurive të pamerituara. PD do të futet në Parlament (ndoshta pa Berishën) dhe do të funksionojë si e vetme, pasi aleatët e saj tradicionalë, pas 26 Prillit kanë ndryshuar kursin e funksionimit politik, dhe nuk kanë ndërmend  të  rrinë  përjetësisht në “tramvain” e prishur të Bashës.

Next Post
Presidenti i zgjedhur i Iranit merr vendimin drastik: S’do takohem me Biden dhe as do rinegocioj programin e raketave!

Presidenti i zgjedhur i Iranit merr vendimin drastik: S'do takohem me Biden dhe as do rinegocioj programin e raketave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

January 21, 2026
Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

January 21, 2026
VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

January 21, 2026
PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

January 21, 2026
I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

January 21, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij

January 21, 2026
Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

January 21, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

January 21, 2026
SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Ne – lulet, ju- varret

January 21, 2026
“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In