• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD në ofensivë/ Spaho sulmon Metën për taksat, Boçi i kërkon llogari Kodhelit për Xibrakën

by
15/08/2015 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD në ofensivë/ Spaho sulmon Metën për taksat, Boçi i kërkon llogari Kodhelit për Xibrakën

Selia e PD ka pasur një ditë intensive akuzash sot ndaj mazhorancës. Ishte nënkryetari Spaho i cili sulmoi kreun e LSI, Ilir Meta, për atë që ai e quajti “bashkaautorësi për vënien e taksave të larta”.

Sipas Spahos, LSI ka votuar kundër uljes së taksave të propozuara nga PD e poashtu për uljen e mallrave të tjerë. Ai shtoi se Meta është bashkëfajtor për të gjitha të ligat që vendit po i ndodhin sipas tij.

“Sot kur çdo shqiptar e ka kuptuar se taksat e rritura kanë shkaktuar krizë, mjerim e varfëri, Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori. Ilir Meta është bashkautor i taksave te larta. Ai ka aprovuar rritjet e taksave, madje ka drejtuar seancat kur janë miratuar këto skema. Ai ka refuzuar njësoj si ortaku i tij Rama të dëgjojë paralajmërimet e opozitës. Ilir Meta dhe deputetet e tij në Kuvend votuan kundër propozimit të Partisë Demokratike për uljen e taksave, që do ulnin çmimet e energjisë, karburantit dhe ushqimeve dhe do të hapnin mundësi për vende të reja pune. Ilir Meta njësoj si ortaku i tij refuzuan të dëgjojnë zërin e bashkuar të qytetarëve dhe opozitës që u ngritën në protesta kundër taksave të larta dhe rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë elektrike. Ndaj nuk i bën dot makiazh portretit të tij prej bashkëfajtori. Ai dhe ortaku i tij do të mbajnë përgjegjësi për taksat e larta, kontrabandën dhe korrupsionin që janë shkaqet e krizës ekonomike Rama­-Meta”, u shpreh Spaho.

Ndërsa demokrati tjetër Luçiano Boçi ka sulmuar sot ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ai pasi ka takuar banorë e Xibrakës të cilët kanë shprehur shqetësimin për shpërthimet e ushtrisë në poligon ku  madje kanë edhe dëme materiale, Boçi tha se Kodheli duhet të japë shpjegime rreth situatës. Sipas tij, poligoni nuk kishte parametra teknikë.

“Kemi biseduar me banorët këtu. Situata është e rëndë pasi ka pasur dëmtime të shtëpive dhe krisje të banesave, thyerje xhamash dhe jo vetëm këtu në Xibrakë. Kemi biseduar me banorët e fshatit ngjitur dhe atje ka pasur goxha dëmtime të kësaj natyre. Ajo që na shpjeguan përfaqësuesit e Policisë Ushtarake nuk përputhet me realitetin pasi sipas tyre poligoni ishte për diegje baruti dhe jo për detonacion. Këtu ka shumë pikëpyetje dhe enigma. Poligoni nuk kishte parametra teknikë. Kam qënë i shoqëruar me kryetarin e Partisë Demokratike të Librazhdit dhe me ish kryetarin e komunës Orenjë për të parë vendin atje dhe nuk kishte tregues që ishte zonë ushtarake apo elemente të ndalimit të qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve. Ishte një zonë krejtësisht rastësore, pavarësisht se ata u mbrojtën se është poligon i miratuar. Por indiciet nuk tregonin që aty kishte të bënte me një poligon por me një sipërfaqe të pazot e cila shfrytëzohet edhe për shpërthime të tilla. Në lidhje me këtë situatë do të kërkojmë shpjegime në Parlament nga ministrja e Mbrotjes”, tha Boçi.

Next Post

FLUKSI/ Edhe sot kolona dhe pritje mbi 4 orë në Merdarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In