Mijëra mbështetës të opozitës nga i gjithë vend i janë drejtuar Tiranë për t’iu bashkuar protestës që pritet të mbahet para kryeministrisë.
Por, nga ana e Partisë Demokratike kanë nisur pretendimet e para në lidhje me pengesat që sipas saj po i shkakton policia.
Sipas selisë blu, në Morinë janë bllokuar të paktën 15 autobusë me protestues. Deputeti dmeokrat Flamur Noka deklaroi se policia nuk i lejon protestuesit t’i drejtohen Tiranës./a.m.