• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD në krah të SPAK pa kushte”, Basha ironizon Berishën: Nëse thua Rama është më i korruptuari në planet, askush s’e ka çekun e bardhë…!

by Java News
09/02/2024 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha shprehur mbështetje pa kushte ndaj Prokurorisë Speciale (SPAK). Nga takimi që Basha pati me demokratët e Krujës, ai theksoi se nëse je kundër korrupsionit, atëherë SPAK nuk duhet të sulmohet.

Basha ironizoi edhe Berishën, i cili në mënyrë të vazhdueshme e quan SPAK një organizatë kriminale.

Kryedemokrati Basha theksoi se “na takon ne ti japim SPAK një mbështetje pa kushte për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë”.

“Nëse gjithë ditën thua jam kundër korrupsionit, Rama është më i korruptuar  në planet dhe pastaj thua SKAPI organizatë kriminale ku jemi? Kush do ta bëjë drejtësinë? Partia? Pa diskutim që jo. Askush nuk e ka çekun e bardhë. Të gjitha duhet të jenë në provë. Kjo është domethënia e shtetit të së drejtës”, theksoi Basha.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Me vërtetë SPAK sapo është krijuar dhe ka filluar të kodësë korrupsionin në nivele të larta. Sigurisht që akoma është në provë, jo para meje, por para gjyqit publik që pret që atë që ka nisur ta çojë deri në fund dhe të shembë pandëshkueshmërinë në Shqipëri, duke goditur njerëzit më të pushtetushëm, duke goditur ata që tashmë kanë ekspozuar njëri tjetrin më gisht si të korruptuar, sic ishte rasti i Arben Ahmetajt javën e kaluar kur tregoi me gisht Edi Ramën dhe Veliajn si pronarët e vërtetë të inceneratorëv, bashkë me të sigurisht.

Tani që kjo punë ka nisur na takon ne si parti politike të hiqemi menjanë apo ta sulmojmë drejtësinë, apo na takon ne ti japim një mbështetje pa kushte për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë, për luftën pa kompromis kundër korrupsionit. Kjo është një pyetje që ndan shapin nga sheqeri, e ndan të bardhën nga të zeza. Nëse gjithë ditën thua jam kundër korrupsionit, Rama është më i korruptuar  në planet dhe pastaj thua SKAPI organizatë kriminale ku jemi? Kush do ta bëjë drejtësinë? Partia? Pa diskutim që jo. Askush nuk e ka çekun e bardhë. Të gjitha duhet të jenë në provë. Kjo është domethënia e shtetit të së drejtës.

Në momentin që ke mandatin detyra e institucioneve politike sic është PD, është të vendoset pro ose kundër korrupsionit. Nëse je kundër korrupsionit e ke me detyrim të jesh pro SPAK, pro hetimit të korruptuarve, pro dhënies fund të pandëshkuemshmërisë. Kjo është domethënia e qëndrimit tonë dhe e rreshtimit tonë në krah të SPAK pa kushte./m.j

Next Post
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Minxhozi: Bardhi, politikan i paqëndrueshëm. I predikon besnikëri SHBA, lëvdon SPAK, por në dispozicion të Berishës...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com