• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD në gjendje të mjerueshme”, analisti: Pas rezultatit të 11 majit duhet të shikonte nga vetja

by A R
30/05/2025 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave dhe 83 mandate, duke siguruar një fitore të katërt radhazi dhe një shumicë të qartë parlamentare.

Në anën tjetër, PD, arriti të sigurojë vetëm 32.9% të votave dhe 50 mandate.

Për të diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit politike, në një lidhe të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Roland Zili ishte analisti Namir Lapardhaja.

Analisti tha se PD nuk duhet të kërkojë fajtor për humbjen te të tjerët, por duhet ta kthejë gishtin nga vetja.

Intervista e plotë 

-Partia Demokratike është e vendosur të bëjë betejë në kuvend për zgjedhjet e 11 majit, çfarë do të thotë kjo për sesionin e ri parlamentar?

Lapardhaja: Sipas të gjitha gjasave do ripërsëritet i njëjti skenar që pamë në sesionin e kaluar. PD pas rezultatit dërrmues të 11 majit do duhej të reflektonte dhe do duhet të shikonte nga vetja çfarë nuk shkoi mirë. Po bën gjënë e gabuar, duke e parë problemin te tjetri. Për tre vite me radhë, PD u mundua ta legjitimonte Berishën në krye të saj me idenë që Berisha do krijonte një grup të fuqishëm, fitues, pas 11 majit, të njëjtët njerëz duket se po bëjnë gjithçka për ta hedhur fajn diku tjeter.

-Çfarë mund të sjellë për PD një shtyrje e gjatë e analizës së humbjes në PD?

Lapardhja: Nuk do sjellë asgjë, do ta lërë PD në gjendjen aktuale e cila është një gjendje e mjerueshme ku në parti asnjë nuk flet për problemin real. Ata që i ka vendosur në listë të sigurt nuk flasin se ia dinë Berishës për nder. PD do vijojë të vuajë krizën e saj. Por a e meritojnë demokratët një drejtim të tillë të PD dhe a e meritojnë shqiptarët një opozitë të tillë? Kjo është pyetja reale. Nëse PD nuk reflekton do vijnë shumë shpejt zgjedhjet lokale, do t’i humbë dhe do drejtojë gishtin nga kundërshtari. Nuk po them që zgjedhjet e 11 majit ishin plotësisht të lira, por një parti e përgjegjshme duhet të shikonte nga vetja.

-Besoni se do të ketë zëra që do t’i kërkojnë Berishës të zbatojë statutin për tu dorëhequr?

Lapardhaja: Vetë Berisha e mohoi diçka të tillë duke deklaruar se ai është misionar. Berisha listën e deputetëve që bëri, nuk u mundua të bënte një listë fituese për 11 majin. U mundua që më 12 maj të kishte grupin parlamentar rreth vetes dhe çdo zë kundër ta mbyste. Mund të ketë zëra periferikë që s’kanë vlerë, apo zëra që edhe më parë kanë qenë me Berishën por për shkak të vendosjes në listë e kanë humbur besimin dhe kredibilitetin te njerëzit dhe qytetarët. Nuk besoj që brenda PD do ketë zëra që të ngrihen kundër Berishës dhe lidershipit, për arsye se kemi një tre vjeçar që të gjithë ata që dolën kundër u trajtuan në mënyrë linçuese.

Next Post
Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona! Sekuestrohet një arsenal i tërë

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona! Sekuestrohet një arsenal i tërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In