• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ndërkombëtarët, krisja e nisur me reformën në drejtësi sot është një frakturë totale

by Drini Kuqo
20/02/2019 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Drini Kuqo

Historia e Partisë Demokratike është e alternuar me periudha konfliktesh të hapura me partnerët ndërkombëtarë.

I pari konflikt, në një listë të gjatë, nis që në vitin 1996, kur Sali Berisha doli kundër FMN dhe Bankës Botërore mbi piramidat, të konsideruara prej ish-Presidentit si “më të sigurtat dhe më të pastrat në botë”.

Drejtimi i PD nga Berisha u mbyll përsëri me një konflikt, në vitin 2012, kur ish-Kryeministri filloi të luante kartën e nacionalizmit në rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Megjithatë, edhe pasardhësi i tij, Lulzim Basha nuk po bën më mirë. Gjatë drejtimit të Lulit, PD ka përdorur një gjuhë shumë të egër ndaj ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu, si dhe ndaj disa prej organizmave ndërkombëtarë, si “Transparency International” e raporteve të “Doing Business”, etj, organizata të konsideruara si të “kapura” nga qeveria Rama.

Përtej kritikës së këtyre raporteve, thyerja e parë serioze ndodhi për reformën në drejtësi, me PD që për muaj të tërë refuzoi të votonte ligjin në Parlament.

U desh ndërhyrja e Ambasadës Amerikane në korrik, ultimatumi për votimin e ligjit apo përballjen që të nesërmen me pasoja, që PD të hynte në Kuvend dhe të votonte në mënyrë unanime ligjin.

Menjëherë pas votimit, duke sfiduar haptazi ndërkombëtarët, u kërkuan amendime që përfunduan në Komisionin e Venecias, duke shtyrë për disa muaj të tjerë nisjen e zbatimit.

Ishte kjo e njëjta periudhë, kur me urdhërat e Bashës, delegacioni i PD në Parlamentin Europian votoi kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë me BE-në.

Në fillim të 2017-s, konflikti i Bashës me ndërkombëtarët u ashpërsua edhe më shumë, me hyrjen në çadër. Në mënyrë të përsëritur, ambasadat partnere në vendin tonë bënë thirrje për një dialog politik, për rrezikun që i sillte bojkoti i procesit demokratik kandidaturës sonë europiane, etj.

Përballë këtij presioni, Basha pranoi dialogun e ofruar nga Kryeministri dhe shkoi në zgjedhje me gjysmën e qeverisë në dorën e tij (përfshi Ministrinë e Brendshme), përfshi edhe KQZ, por pavarësisht kësaj, dy vjet më pas, ai rikthehet të sfidojë hapur ndërkombëtarët.

Gjatë protestës të së shtunës, përfaqësia e BE në Tiranë si dhe Ambasada Amerikane dënuan qartazi dhunën dhe i bënë thirrje DP që të distancohej nga këto akte, e të rikthehej të bënte opozitë përmes rrugëve demokratike.

Pavarësisht kësaj, Luli-Mona jo vetëm nuk u distancuan, por sfiduan haptazi partnerët duke përkrahur dhe nxitur dhunën, duke i qëndruar për krah të arrestuarve për ato akte vandalizmi dhe duke thirrur protesta të reja të dhunshme.

Tani, kërcënimi për djegien e mandateve, duket se është shndërruar në frakturën përfundimtare të marrëdhënieve të opozitës me ndërkombëtarët.

Me tone aspak diplomatike, amerikanët, të shoqëruar nga europianët kanë thënë hapur se një gjest i tillë është absolutisht i papranueshëm dhe jo demokratik.

Kërcënimet e opozitës tanimë ngjasojnë me ato të një organizate terroriste, që vendos kushte dhe kërcënon me hedhjen në erë të gjithë sistemit nëse ato nuk realizohen.

Plani për të krijuar destabilitet në Shqipëri, çka mund të përcjellë paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin është qartësisht i papranueshëm për aleatët tanë.

Megjithatë, duket se Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe raportimet për protestën e nesërme flasin për një skenar të ri dhune në Kuvend. Kjo, vendos opozitën në një kurs përplasje 360 gradë me SHBA-të dhe BE-në, duke ngritur pikëpyetje të mëdha se cilët janë përfituesit e vetëm të një sjellje të tillë…

Qartësisht, pas interesave per kaos ne Ballkan, fshihen te njejtat forca qe synojne te shperbejne BE-ne apo te sfidojne deri ne antagonizem SHBA-te dhe Europen ne te gjithe politikat e tyre te jashtme.

Next Post
E tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë zyrtarisht

E tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë zyrtarisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com