• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, mos iu qas kësaj proteste! 

by Java News
06/12/2018 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Të gjithë jemi fajtorë që e shkatërruam këtë gjeneratë

Ky është brezi i ri, që nuk e ka përjetuar kapërcyellin e epokave në 1990. Por ky është brezi që ka provuar ti vënë mësuesit në rresht, që në klasë të pestë, për të shkuar në mitingjet e PD-së dhe PS-së. Ky është brezi që ka dëgjuar(me prova bindëse) se, që të fillosh punë duhet të jesh në FRESH, LRI dhe FRPD. Ky është brezi që prindërit po i nxisin të mësojnë gjermanisht, pasi e ardhmja e tyre nuk është më këtu. Ky është brezi që për pedagogë kanë edhe nga ata që doktoraturat i kanë marrë copy-paste apo i kanë blerë në universitetet-punishte. Ku është brezi i viteve 2000, por që mëson në standarte cilësore shumë më të dobëta se ato të 50 viteve më parë.

Ky është brezi, para të cilit të gjithëve ne duhet të na vijë turp që ia shkatërruam vendin ku ata lindën, ia shkatërruam shkollën, shpresën për të ardhmen dhe perspektivën e jetës.

Para tyre nga presidenti, kryeministri, ish-presidentë e ish-kryeministra, ministra e ish-ministra, deputetë e ish-deputetë, gjykatës, e prokurorë, gazetarë e dreqi me të birin bashkë, që në këto 28 vjet kanë kontribuar në degjenerimin e këtij vendi dhe kësaj shoqërie, pra të gjithë ne, duhet ulim kokën, pa patur kurajë për ti parë në sy.
Nëse ndërgjegja e këtij brezi është zgjuar, atëherë udha e mbarë!

Shembni çfarë ju mendoni se ju ka zënë rrugën. Ne nuk mundëm të bëjmë më shumë e më mirë.

Ju të opozitës, që fërkoni duart ndërsa shikoni këtë energji që u derdh rrugëve të Tiranës sot, jeni po aq fajtorë para kësaj gjenerate. Mos i shikoni këta të rinj si shkallë ku do të vini këmbët tuaja të pista për të hipur në pushtet. Bëni tutje nga ajo rrugë ku të rinjtë kanë vendosur të ngrejnë zërin e tyre, për të patur një arsim më dinjitoz. Nuk është rruga juaj ajo.

Ani, edhe nëse e kanë gabim. Është më mirë ti shikojmë të rinjtë të protestojnë, sepse mbetëm duke i parë vetëm duke ikur rrugëve të botës.

Shpërndajeni këtë thirrje. Le të jetë një himn për të rinjtë dhe një shuplakë për ne të tjerët.

a.ç

Next Post
Messi? Pele: Nuk krahasohet me mua dhe Maradonën

Messi? Pele: Nuk krahasohet me mua dhe Maradonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

February 18, 2026
Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

February 18, 2026
Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

February 18, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

February 18, 2026
Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

February 18, 2026
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

February 18, 2026
“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In