Partia Demokratike ftoi sot militantët e saj që t’i bashkohen në protestën e radhës, e cila do të zhvillohet të hënën duke nisur nga ora 20:00.
Pas këtij hapi, selia blu ka nisur përgatitjet dhe nesër paradite do të mbledhë strukturat më të larta të partisë, me synim organizmin e aksionit në ditët e ardhshme.
Mësohet se fillimisht në orën 10:00 do të nisë mbledhja e përbashkët mes Kryesisë dhe ish-deputetëve, që PD i quan ende Grup Parlamentar. Ndërsa më pas do jetë organi më i lartë siç është Këshilli Kombëtar.
“Nesër ora 10:00 mbledhje e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Me pas ne 11.45 mbledhje e Këshillit Kombëtar” – njofton PD.
/a.r











