• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD mes Komisionit Ruli dhe Gjykatësit Berisha

by Mero Baze
30/10/2020 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Aspirantët për deputetë në Partinë Demokratike janë futur në një spirale pritje nga rivaliteti mes Komisionit Ruli dhe Sali Berishës. Komisioni i ngritur nga Basha me shpresë se do ta shpëtonte atë formalisht nga telashet e listës, ja ka shumëfishuar ato dhe mbi të gjitha e ka spostuar atë nga debati pasi të gjithë janë në pritje se çdo të ndodh me rivalitetin mes Komisionit Ruli dhe Berishës.

Pas skualifikimeve të para të Komisionit, të cilat edhe ashtu ishin shumë kozmetike, Sali Berisha i zhvlerësoi tërësisht atë, duke deklaruar se për çdo kandidat do të vendos kryesia dhe Kryetari(Hajde gjeje kush është Kryetari). Biles shkoi aq tutje sa shpalli në list dhe Jozefina Topallin. Të tjerët po e po.

Lufta e ftohtë e Berishës me Komisionin ka nisur pa filluar ende punë Komisioni, kur Genc Ruli i sugjeroi publikisht të dilte në pension, se e kishte mbaruar misionin e tij, ndërsa Mustafaj i doli në krah dhe i dha të drejt të vazhdonte.

Kjo duket se e poshtëroi aq shumë Berishën, sa u detyrua të dal publikisht të shpall veten kandidat për deputetë në Tiranë . Biles i caktoi dhe Lulit si zonë Durrësin.

Kjo ishte shuplaka e parë e rënd për Komisionn i cili në fakt nuk e ka kopetencë të vendos për Berishën, por thjesht i sugjeroi pensionin.

Duke mos dashur ta lërë fatin e vet në dorë të Rulit, Berisha dëshmoi se në atë parti vendos vet jo vetëm për vete, por dhe për të tjerët.

Shuplaka e dytë ishin në fillim të kësaj jave kur ai zhvlerësoi gjithë skualifikimet e komisionit dhe u doli në krah të skualifikuarëve.

Tani brenda PD, aspirantët për deputetë, jane më shumë të interesuar se si do shkojë rivaliteti mes Berishës dhe Komisionit se sa cfarë mendon Komisioni.

Kjo e ka bërë qesharake situatën dhe natyrisht është një padrejtësi e madhe për ata që duan të bëhen deputetë. Ata tani janë në pritje jo për cfarë vlejnë ata, por për sa vlen Ruli dhe Komisioni i tij, para vendimeve të Berishës.

Askush nuk llogaritë më, çfarë kontributi kanë dhënë, sa të aftë janë, çfarë vlerash kanë dhe sa mund të ndihmojnë PD për të ardhur në pushtet. Tani ata janë më të paqart se kurrë, se ku duhet të paraqiten, tek Komisioni Ruli, apo tek Berisha.

Dhe kjo jo vetëm që e zhvlerësojë, gjithë manovrën e Bashës me Komisionin, por e bëri PD edhe më të vjetër se sa ishte, pasi riktheu vendimarrjen e Berishës si kryesore.

Përfytyro tani se çfarë drame është për dikë që e ka hequr Komisioni dhe nuk e kthen as Berisha. Ai do ndjehet dhe më i mallkuar .

Lulzim Basha, i cili tentoi të nxirrte gështenjat me duart e Komisionit Ruli, tani bën sikur nuk e ka mendjen dhe po i mban të gjithë në ankth, duke mos i dhënë mbështetje Komisionit pas shuplakës Berishës, por as duke mos komentuar deklaratat e Berishës.

Duke llogaritur pas kësaj, se në vendet preteneduese për fitues do të jenë dhe shumë herë më pak vetë, se sa ka përzgjedhur Komisioni, pritja bëhet dhe më e vështirë dhe flaka e drojtur, e ndezur nga gara e Komisiont, është bërë hi, ende pa i djegur të parët.

Tani të gjithë janë duke pritur pa ditur kë. Aleatët presin Bashën, tu thotë si do organizohen koalicionet, kandidatët presin Bashën tu jap një shenjë se nga kush merren vendimet, ndërsa Basha pret që Ruli, ose Berisha, të vrasin njëri tjetrin, që ai të duket prap si kryetar.

Next Post
Infektohet me COVID-19 deputeti i PS-së Anastas Angjeli

Infektohet me COVID-19 deputeti i PS-së Anastas Angjeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In