• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD mendon për kryebashkiakun e Tiranës, Duma: Basha e ka gati emrin

by Java News
22/02/2018 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Grida Duma u shpreh në emisionin “45 minuta” në Report Tv, se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2019-ës. Sipas saj, kryetari i PD, Lulzim Basha e ka menduar se kë do kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, i cili do të jetë përballë kandidatit të mundshëm nga e majta, kryebashkiakut aktual, Erjon Veliaj.

“Kandidatin për Bashkinë e Tiranës patjetër që lidershipi i PD e ka menduar. Apriori çdo kandidat tronditet. Çdo kandidat i cili nuk e merr garën si një garë për të fituar nga pozita e të humburit, atëherë është një naiv politik. Padyshim që është i tronditur. Se kur do jetë momenti këtë e vendos kryetari i PD. Janë menduar edhe kandidatët për bashkitë e tjera në rrethe”, u shpreh Duma.

‘LSI të japë prova që është në opozitë’
Sa i takon bashkëpunimit me LSI, Grida Duma thotë se kjo forcë politike duhet të provojë qartë që është në opozitë. “S’është definuar si koalicion qeverisës. LSI duhet të provojë qartë që është në opozitë sepse ka shumë pak që është larguar nga pushteti. Opozita është PD dhe që ka vuajtur dhe është duke provuar opozitarizmin e gjatë. Është partia e madhe ajo që mban përgjegjësitë, jo partitë e vogla”, tha ajo.

“Ndihma ekonomike, në Shqipëri 400 mijë të varfër”
Grida Duma, anëtare e komisionit për Çështjet Sociale akuzon qeverinë se ka larguar nga skema e ndihmës ekonomike familje të varfëra. Sipas saj në vendin tonë janë rreth 400 mijë qytetarë që jetojnë në varfëri, e thënë ndryshe 123 mijë familje të cilat deri në 2013 trajtohehin me ndihmë ekonomike.

“Deri në 2013 ishikn 123 mijë familje që përfitonin ndihmë ekonomike, sot, pas spastrimit të listës, kanë mbetur 80 mijë familje. Nëse vërtetohet se nuk ka të ardhura, atëherë kjo familje duhet të përfitojë ndihmën ekonomike. Paratë janë, problemi është si i shpërndajnë këto para. Nuk duhen mbajtur në skemë njerëz që janë në gjendje të punojnë dhe mund të punësohen në punë komunitare. Ne e kemi lënë me 123 mijë familje përfituese, 400 mijë njerëz në vend janë super të varfër. INSTAT thotë se një në 10 mijë fëmijë ha një herë në ditë, nuk duhet të habitemi për këtë.

Këta kanë hequr nga ndihma ekonomike familje, p.sh, sepse ka tualet në shtëpi, kuzhinë të ndarë, ka makinë larëse, Tv dhe frigorifer, këto janë kriteret e vendosur nga Ministria për të përfituar atë 55 mijë lekësh. Pra, kritere absurde. Qenka luks sot tualeti brenda në shtëpi, apo me lavatriçe. Pagesa për këto familje të varfëra është 1/10 e një koncesioni. 12 milionë euro në vit paguan qeveria për këto familje me ndihmë ekonomike. Vetëm në sektorin e shëndetësisë ne kemi koncesione 393 mln euro. Edhe 38 mln eurot e harxhuara për këtë reformën, me gjysmat e këtyre ne mbanim 4 vjet të gjithë ata që janë nxjerrë nga skema”, tha Duma e cila shtoi se kjo do të jetë kauza e opozitës.  

Sa i takon situatës ekonomike, deputetja e PD tha gjithashtu se treguesit janë në rënie dhe klima e biznesit nuk po njeh përmirësim. “Niveli i varfërisë është rritur dhe nuk ka pikë dyshimi. Një vend matet nga rritja e investimeve të huaja, nga fuqia blerëse, rankimi i biznesit në renditjen botërore, janë në rënie. Rritja me 2-3% është e papërfillshme. Në 2008-2009 pati rënie të remitancave dhe efektet e kësaj ekonomia jonë i ndjeu në vitin 2012. Ata që thonin se në vitin 2008 nuk kishim krizë, ekonomistët e dinin se ne do të prekeshim nga kjo krizë”, tha Duma.

Next Post
Ish-komandanti i UÇK, Sylejman Selimi nga burgu: Mjaft, votoni demarkacionin

Ish-komandanti i UÇK, Sylejman Selimi nga burgu: Mjaft, votoni demarkacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In