• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Me Tahirin shtohen grabitjet me maska, rritet trafiku i drogës

by
10/10/2015 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në një dalje për mediatm deputeti i PD, Asllan Dogjani akuzoi Ministrin Tahiri për lidhje të tij me trafikun e drogës.

Sipas deputetit demokrat, pasiguria dhe krimi në vend janë rritur, si rastet e grabitjeve me maska apo edhe trafikut të drogës.

Deklarata e PD:

Krimi në vend po rritet në mënyrë dramatike, dhe siç e shohim vrasjet janë shtuar, grabitjet me maska ndodhin në rrugët kryesore të vendit, si mbrëmë, 5 kilometra larg qendrës së kryeqytetit në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin kombëtar më të përdorur nga qytetarët, ku me maska dhe me armë u terrorizuan udhëtarët dhe u grabit makina.

Krimi shtohet dhe sërish ministër të brendshëm kemi Tahirin që është nën akuza të tmerrshme për bashkëpunim me bandat e drogës.

Eshtë e qartë në sytë e mbarë opinionit publik se Saimir Tahiri është nxitës i krimit dhe  aleat i tij.

Derisa ministri i brendshëm ndan makinën e tij private me bandën e trafikut të drogës, siç denoncoi oficeri i lartë Zagani, derisa oficerë në pikat kyçe të trafikut të drogës, si kufiri në Dhërmi, janë në dispozicion të kushërinjve të Tahirit, atëherë krimi rritet, trafiku i drogës rritet.

Provat dhe faktet janë bërë publike.

Vetë kushëriri i Ministrit i konfirmon dëshmitë e përfshirjes së Tahirit.

Shtypi italian shkruan për akuzat tronditëse.

Anti-mafia italiane jep alarmin për volumet e drogës që kalojnë nga Shqipëria në vendin fqinj.

Vetë qytetarët e shohin çdo ditë se si hashashi ka mbuluar vendin.

Krimi kërcënon sigurinë publike.

Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Saimir Tahiri të largohet nga detyra e tij?

Ai duhet të lërë zyrën një orë e më parë, inkrimnimi që po i bën policisë së shtetit është shërbim ndaj krimit e trafikut të drogës, është demotivim i forcave të policisë të cilët sakrifikojnë me punën e tyre me përkushtim e ndershmëri ndërsa shohin se eprori i tyre, ministri i tyre është i lidhur me bandat.

Kjo gjendje duhet të marrë fund, dhe hapi i parë është largimi i Saimir Tahirit dhe hetimi i tij i plotë për lidhjet me bandat e me krimin.

Next Post

Ekzekutohet pasi përcolli të ëmën për Greqi, arrestohet një nga autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com