• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, më shumë “shkencëtarë” se politikanë

by Artur Ajazi
30/05/2023 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka nja 2 vjet e ca, që në PD janë duke folur më tepër “shkencëtarët” e saj, se ata që mund të gjejnë shtegun e shpëtimit të saj nga ngrehina. Japin leksione pothuajse çdo natë në tryeza “pune dhe debatesh”. Thonë se “si mund të ikë Edi Rama nga pushteti, se si mund të fitojmë pushtetin e humbur nga 2013, se si mund të gjenden fajtorët e humbjes së 14 Majit, se si mund të rifreskohet partia”, por nuk kanë kurajon të thonë asgjë konkrete. Selia e asaj partiçke, e katandisur në forcë e tretë apo e katërt, është e mbushur sot më shumë me ‘shkencëtarë” se me politikanë. Janë të rracave dhe llojeve të ndryshme.

Marrin dhe japin leksione “fitoresh pushteti”, shpjegojnë në mediat e shumta pro saj, se si “dilet nga kriza ku e ka futur vendin Edi Rama”, dhe lloj-lloj budalliqesh të tjera. Madje arrijnë deri atje sa thonë se “harta e vendit u ngjyros me flamujt e PS, sepse populli u tremb, u ble, dhe u shit”. Skenare dhe histori të tilla, nga PD nuk kanë dalë as në 1997, as në 2001 apo 2017, por po i dëgjojmë sot. Ata jetojnë në “qiellin e 7”, jetojnë me duva dhe mallkime ndaj qeverisjes Rama, luten dhe mundohen të nxisin protesta, por asgjë nuk duket në horizont. Ka rëndësi që ish-lideri, të kënaqet me “shkencëtarët” e partisë, si një risi.

Mes tyre bëjnë pjesë ish-ministra (që të qanin piten për lekë dhe që sot na hiqen si shenjtorë), ka ish-drejtorë dhe ish-zyrtarë që nuk lanë njeriu pa i marrë 5 ose 6 mijë euro për një vend pune, dhe gjithë kjo strukturë e re, e cila thuhet se “shënon hapjen e madhe të partisë”, merret gjithë ditën me “tjerrje thashethemesh”. Ka prej tyre që i japin “kurajo Berishës”, ka prej tyre që duke e nxjerrë fare nga konteksti kohës i thonë “ti do të jesh një ditë kryeministër Doktor, e ndjej me hundë unë”.

E ç’nuk i thonë atij, dhe ç’nuk thonë në studiot televizive, por ja që Edi Rama nuk luan vendit. Të mendosh dhe be4sosh se “Edi Rama do të rrëzohet  një ditë me “shkencëtarët” e PD”, do të thotë të besosh pa asnjë mëdyshje se , ai do të fitojë edhe 3 mandate qeverisëse pas 2025. Ja pra, ku ka rënë partia e idealistëve, partia e idealeve të Dhjetorit’90, partie e atyre që aspiruan liri dhe demokraci  amerikane, dhe po shijojnë dokrra dhe teori “konspiracioni” me vjedhje votash.

Berisha, nga ana e tij, jam i sigurtë se, nuk u beson shumë “shkencëtarëve” që ka afruar në parti, por kënaqet me faktin se ata, i ripërsërisin atij gjithë ditën dëshirën e tyre të madhe “për ta bërë kryeministër të vendit pas 2030”.

Kjo situatë qesharake  dhe absurde që ka mbërthyer atë parti, nuk duhet gjithsesi të na bëjë të kënaqur, derisa demokracia e brishtë shqiptare, kërkon urgjentisht një  front opozitar. Kuptohet jo të këtij lloji, por një opozitë të përgjegjshme, të ndershme, bashkëpunuese, reale, dhe properëndimore.

Next Post
Rraja dëshmon për pasuritë: Kam tri klinika stomatologjike, s’kam shpenzuar më shumë se fitimet

Rraja dëshmon për pasuritë: Kam tri klinika stomatologjike, s’kam shpenzuar më shumë se fitimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In