• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

PD më shumë po mendon t’i pëlqej Berishës sesa publikut

by Ben Andoni
15/09/2024 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Zgjedhjet e vitit 2025 do të jenë me gjasa të fundit sa i përket karrierës politike për liderin e Partisë Demokratike. Sali Berisha po përballet me një padi nga SPAK-u nën akuzën për korrupsion pasiv, ku i duhet të merret pak kohë më vonë edhe me një çështje gjyqësore. Nisur nga masa e arrestit, hamendësohet se gjyqi do kërkojë kohë. Ndërkohë mosha e tij biologjike, strukturat e reja te opozita, zhvillimet brenda PD-së, e mbi të gjitha interesat e grupeve nuk do ja mundësojnë dot angazhimin e duhur. E para sepse çështja para Drejtësisë është shumë e koklavitur dhe ndërkohë nuk kanë marrë jetë dosje të tjera si “21 Janari”, ashtu si ato që lidhen me kohën e drejtimit të tij. E dyta, sepse në çfarëdo situate, qoftë humbje apo fitore, realisht Berishën nuk e duan realisht. Gjithkush do interesin e tij dhe kjo është koha që përshtatet me servilizmin ndaj tij. Emrat janë përballë. Këtë e ndjen indirekt nga protagonizmi i shumë njerëzve të PD-së, në këtë rast drejtuesve të qarqeve që për interesa nuk kanë as një kut moral; ashtu si kauza e mbështetjes nga karta zyrtare ndërkombëtare, ku emri i Berishës përshfaq probleme. Vetë lideri historik i Partisë Demokratike e di mirë këtë situatë, njeh shumë mirë thelbin e militantit të PD-së, ashtu si protagonizmin e një pjese të tyre. Ndaj i luan si kukulla. E di se edhe imitimi, që i bëjnë deri tek gjestet, është fryt i mungesës së individualiteteve, pikërisht atë që ai nuk do e linte asnjëherë të lulëzonte. Kjo e ka zbehur mënyrën e përshtatjes dhe gjetjen e formave të drejtuesve të PD-së për t’u përfshirë si duhet më shumë në publik. Ky i fundit, i asfiksuar nga aferat e frikshme të pushtetarëve të sotëm; korrupsionin e njerëzve të lidhur me pushtetin e Socialistëve deri në masë të paimagjinueshme; i lodhur nga e njëjta retorikë në opozitë; i neveritur nga paktet PD-PS nuk mund ta konceptojë dot më udhën e drejtë dhe alternativën. Ndërkohë energjia më e madhe e njerëzve dhe e besnikëve rreth e rrotull PD-së është sesi të artikulojnë ndaj SPAK-ut, ku masa e akuzave të ngritura prej tyre ende nuk e kënaq dot panginjen e publikut të përgjithshëm për të parë njerëz pas hekurave. Ka të ngjarë, se një masë e madhe që do kënaqet në të ardhmen për dënimin e Berishës, do jetë pikërisht prej këtyre kinse militantëve. Kurse ata që kanë përfituar do e ndërrojnë shpejt fletën. 8 Janari është ende gjallë dhe “dashuria e madhe” për PD-në, kurse fryma që kërkon publiku është ende një puhizë e lehtë, ngaqë zhgënjimi më i madh janë vetë drejtuesit për bazën sakrifikuese të PD-së. Gënjyer prej liderve të tyre, marrë nëpër këmbë nga njerëz që janë pasuruar pafund, pa shpresë prej riciklimit të po të njëjtëve, ata thjesht rrinë e vështrojnë…dhe mbushin numrat. Postulati demokratik për liderët e këqinj se krijojnë thjesht ndjekës, porse të mirë krijojnë liderë të së ardhmes është forma më e mirë për të kuptuar se PD-ja mendon ngushtë për interesa dhe jo shpresën, që publiku e mban prej vitesh për ndryshimin e mezipritshëm. Për Berishën do mendojnë dhe pak muaj në këto zgjedhje dhe ai vetë e di mirë, ndërsa pakkush te PD-ja i intereson publiku, përderisa të jetë në lista. (Javanews)

 

 

Next Post
Vjehrra “zbulon” nusen te “Shihemi në Gjyq”: Është lesbike

Vjehrra “zbulon” nusen te “Shihemi në Gjyq”: Është lesbike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In