• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës! Rama nuk fitoi zgjedhjet

by A R
17/12/2025 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u vonua për shkak të mbrojtjes së votës së shqiptarëve.

Komentet Berisha i bëri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku tha se kryeministri Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet, por sipas tij, ato ishin një farsë.

Duke akuzuar socialistët se hodhën 2 miliardë euro 2 vetëm në dy ditët e fundit para zgjedhjeve për të blerë votat, Berisha shtoi se pushteti i Ramës është i lidhur me krimin e organizuar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt ju, anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, të gjithë demokrateve dhe demokratëve, mbështetësve tanë kudo që janë.

Do ta filloj këtë fjalë së pari me një sqarim të domosdoshëm për vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD pas zgjedhjeve të 11 majit.

Duhet të garantoj çdo demokrate e demokrat, çdo anëtare dhe anëtar të Këshillit Kombëtar se kjo vonesë ka pasur vetëm një shkak, dhe ky shkak ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë.

Unë, dhe të gjithë ne, jemi njerëz të fjalës.

Ne mbahemi për fjalën tonë.

Dy kanë qenë, të themi, kryefjalët tona.

E para, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

E kam thënë me dhjetëra e dhjetëra herë dhe e them përsëri, por e dyta, ne u thamë shqiptarëve se do mbrojmë votën.

Dhe se mbrojtja e votës ishte prova më e madhe e seriozitetit tonë, e përkushtimti tonë, e vendosmërisë, integritetit dhe ndershmërisë tonë.

Duke thënë këtë, theksoj se fushata elektorale e vitit 2025 ka qenë fushata me programin më të shkëlqyer elektoral në tërë historinë e PD.

Ka qenë fushata me arkitektin më të aftë të fushatave elektorale, arkitektin e fitores së presidentit Donald Trump.

Ka qenë fushata, në të cilën ne garantuam mbështetje të plotë dhe totale nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë, CDI, IDU dhe vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, Partia Popullore Europiane denoncoi pa u zhvilluar farsën elektorale që kishte përgatitur Edi Rama.

Në këtë kontekst, mund të them se farsa e vitit 2025, tejkalonte në përmasa të pakrahasueshme të gjitha farsat e tjera elektorale.

Ata të cilët duan të fajësojnë opozitën për farsën bëjnë një gabim të madh në substancë, në thelb, dhe me dashje ose pa dashje justifikojnë farsën.

Sepse për çdo qytetar, për çdo individ, për çdo politikan, që ka të qartë procesin zgjedhor, ai e di se në qoftë se gara zhvillohet midis shtetit elektoral dhe partive politike, ajo nuk është garë, por është farsë.

Për ata të cilët, përsëri në mungesë të kulturës elektorale apo për arsye të tjera, mendojnë ndryshe, u them prapë se në rast se qeveria organizon në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar për çdo aktivitet, organizon 4533 aktivitete, përfshi ditën e votimit 7 milionë për Giro D’Italia, ajo nuk zhvillon zgjedhje, por zhvillon farsë dhe shkel me këtë parimet themelore të dokumenteve ndërkombëtare për zgjedhjet e drejta.

Në rast se qeveria, në një proces zgjedhor, u dhuron 65 perqind të zgjedhësve 100 euro për votë, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë.

Në rast se qeveria fal dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, ato që unë i quaja 200 milionë, provohet të jenë 2 miliardë, dhe që u interesojnë 200 mijë familjeve dhe bizneseve, nga të cilat 84 mijë aktive, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë.

Në rast se qeveria licencon në mes të fushatës elektorale mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis nga 200 që e autorizon ligji, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë.

Në rast se qeveria mobilizon si agjentë elektoralë rrogëtarët e paguar me paratë e taksapaguesve, administratën shtetërore, përdor të gjithë logjistikën e saj, mjetet e saj, fuqinë ekzekutive të saj, ato nuk janë zgjedhje, por janë farsë.

Dhe në rast se ndonjë njeri mendon se Edi Rama fitoi zgjedhjet, mashtron veten dhe është i mashtruar.

Në rast se përdor bandat më të rrezikshme të Europës, si Troplinët e Durrësit, Suel Çelën e Elbasanit, Bajrët e Shkodrës, Xhabaftët e Vorës, Hakmarrjen për Drejtësi të Lushnjes dhe Vlorës, dhe u jep atyre listën për 28 deputetë, ato nuk janë zgjedhje, por janë farsë.

Dhe çdo njeri që pretendon se vërtet Edi Rama u votua në ato zgjedhje, mashtron veten dhe me dashje apo pa dashje mbështet Edi Ramën.

Edi Rama nuk i fitoi kurrë zgjedhjet, PD do ishte në pushtet sot në qoftë se nuk do përdoreshin 2 miliardë euro dy ditë para zgjedhjeve, 76 milionë euro në mes të fushatës elektorale, bandat në të katër anët për të terrorizuar qytetarët dhe blerë votat, etj, etj.

Next Post
Shifër rekord për armatimet! Gjermania miraton paketën prej 50 miliardë eurosh

Shifër rekord për armatimet! Gjermania miraton paketën prej 50 miliardë eurosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

December 18, 2025
FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

December 18, 2025
“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

Përjashtohet nga seanca Balliu dhe Noka! Reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

December 18, 2025
Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

December 18, 2025
LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

December 18, 2025
FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

December 18, 2025
VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

December 18, 2025
Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

December 18, 2025
“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In