• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD mbetet jashtë “Zgjedhores”/ Minxhozi: Basha e pati mundësinë të negocionte për rregullat e lojës, por…!

by Java News
05/04/2024 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës, e pati mundësinë për të negociuar për rregullat e lojës, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, por u tregua refraktare dhe jo këmbëngulëse.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se PD zyrtare kishte sjellje apatike dhe pasive, ndaj dhe mazhoranca vendosi të mos flasë me Bashën për rregullat e zgjedhjeve, por me Rithemelimin.

“Partia Demokratike zyrtare, ajo e Lulzim Bashës, e pati mundësinë e saj të negocimit të rregullave të lojës për zgjedhjet e ardhshme, por u tregua refraktare, nuk u tregua këmbëngulëse që edhe në atë klimë të ndezur kur Rithemelimi prishte seancat dhe punimet e parlamentit, të kërkonte, të ofronte bashkëpunim dhe prezencë në komisionin ekzistent të atij momenti të reformës zgjedhore.

Socialistët, duke parë këtë sjellje apatike dhe krejt pasive, por dhe kërkesat që i bashkoheshin nga pas këtij qëndrimi, kur e pati mundësinë për të ofruar kontribut dhe nuk e ofroi, mendoj se mazhoranca ka vendosur që me zotin Basha të mos flasë për rregullat e zgjedhjeve, por me Rithemelimin. Pres se çfarë do të prodhojë kjo tryezë për rregullat e lojës. Ka shumë elementë që duhen parë për të arritur në një konkluzion. Kjo mbetet të shihet”, theksoi ai./m.j

Next Post
INTERVISTA/ Fatos Tarifa: Berisha ka mbaruar! Frika që i ka hyrë në palcë dhe zakoni i vjetër e bëjnë ende të rrezikshëm

Albmericans dhe Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com