• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Mazhoranca nuk pranon dekriminalizimin

by
27/04/2015 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratave  të deputetit socialist Taulant Balla se PS i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë emrat për 7 nga kandidatët e PD për lidhje me krimin dhe vepra penale, ka reaguar selia blu e cila i ka hedhur poshtë këto deklarata. PD thotë se këto janë shpifje.

“Partia Demokratike dënon përpjekjet e përditshme të dyshes Rama-Meta për të penguar procesin e dekriminalizimit.

Sa më shumë nxjerrin pretekste dhe sabotojnë këtë proces jetik për vendin dhe të ardhmen e tij, aq më shumë vërtetojnë në sytë e publikut se nuk e duan dekriminalizimin, se nuk ndahen dot nga inkriminimi masiv që kanë mbjellë në çdo zyrë e institucion.

Pasi kriminalizuan administratën dhe Parlamentin, sot e mbrojnë deri në fund skemën e tyre dhe duke u bërë avokatë të trafikantëve të drogës e të prostitucionit, që i kanë nxjerrë sërish si përfaqësuesit e tyre duke i kandiduar për kryetarë bashkie.

Dyshja Rama-Meta përpëlitet e nxjerr gjithfarë justifikimesh, për të mbrojtur trafikantët dhe kriminelët që i kanë në Parlament dhe në listat e kandidatëve për kryetarë bashkie, që i përdorën më parë dhe mbahen me shpresë t’i përdorin prapë për të blerë votat.

Shqiptarët sot vuajnë për bukën e gojës ndërsa kandidati socialist për Bashkinë e Policanit, Adriatik Zotka është kallzuar penalisht për fshehje të 1.5 milionë eurove.

Qytetarët burgosen dhe shtyhen drejt vetëvrasjes për 30 mijë lekë të vjetra ndërsa trafikantët e drogës dhe protistucionit janë sot kandidatë për kryebashkiakë, si Artur Bushi në Krujë, Ervin alias Elvis Roshi ne Kavajë e gjetkë.

Qytetarët burgosen se lyejnë shtëpitë e tyre ndërsa ministri i Mirëqenies Personale Erjon Veliaj, dhe pse është kallzuar penalisht, u mor në mbrojtje nga Policia pasi ndërtoi vetë pa leje.

Qytetarët po ikin natën, kanë marrë rugët e eksodit dramatik ngaqë e kanë të pamundur të jetojnë në kushtet e varfërisë e mjerimit, ndërsa qeveritarët s’duan tia dinë të zhytur në luks e në korrupsion galopant.

Fjalë dhe demagogji prodhon me shumicë dyshja Rama-Meta ndërsa shton listën e të inkriminuarve në garën për zgjedhjet e 21 qershorit. Asgjë dhe asnjë shpifës i  dënuar me vendim gjykate, si Taulant Balla, nuk do t’a ndalë procesin e dekriminalizimit. Partia Demokratike kërkon të procedohet me shpejtësi për miratimin e amendamentit ligjor që pengon kandidimin e të inkriminuarve.

Kush e ka vullnetin politik për të ndalur krimin në këto zgjedhje, Partia Demokratike që propozon pengimin me ligj të kandimimit të të inkriminuarve, apo Partia Socialiste që refuzon ta bëjë këtë?

Një mirënjohje të veçantë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës një aleate e madhe e Shqipërisë në këtë proces jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.”, mbyll deklaratën për mediat Partia Demokratike

 

Next Post

Vendoret 2015, Veliaj zbulon sloganin e tij për fushatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com