• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-LSI përplasje për pjesëmarrjen e ulët në protestë, paralajmërohen krerët e degëve

by Java News
27/05/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të mbahet mend si një ndër protesta me pjesëmarrjen më të ulët qytetare që kanë organizuar ndonjëherë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste që nga themelimi i tyre. Protesta e djeshme, për rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’ dhe krijimin e një qeverie teknike, është e pakrahasueshme me çdo protestë tjetër të mëparshme, të organizuara nga PD, LSI apo të dyja së bashku, sa i takon pjesëmarrjes. Për rrjedhojë, organizatorët e protestës, port herë të parë, nuk kanë artikuluar shifra deri në 50 herë më të larta, sa i takon pjesëmarrësve në protestë. Pamjet nga lart treguan se pjesëmarrja në protestën e bashkuar PD-LSI ka qenë jashtëzakonisht e ulët.

Sikur dukej nga pamjet, sheshi para Kryeministrisë, ishte pothuajse bosh. Refuzimi në masë i demokratëve dhe i mbështetësve të LSI për të dalë në protestë mundësoi edhe dështimin e planit të opozitës kundër qeverisë me anë të dëshmitarit X, i njohur edhe si ‘Babalja’. Në protestën e djeshme kishte më pak protestues se çdo herë tjetër kur ka protestuar opozita. Ndërkaq, lidhur me këtë fakt ka reaguar deputetja e LSI, Floida Kërpaçi e cila ka thënë se policia ka bllokuar mbështetësit e kësaj force politike që të mbërrinin në Tiranë.

“Mjaft aktivistë të LRI u bllokuan nga policia. U pengua ardhja e të rinjve. Kjo tregon se Edi Rama ka frikë, ka frikë nga qytetarët”, ka pohuar Kërpaçi. Gjithsesi, duke qenë se kjo protestë ishte e përbashkët, nuk dihet se cila ka kontribuar më shumë PD apo LSI në boshatisjen e sheshit para Kryeministrisë.

Paralajmërohen krerët e degëve

Mbyllja e protestës së djeshme është shoqëruar me lëvizje intensive, nervozizëm dhe paralajmërime në kampin e opozitës. Burime pranë Partisë Demokratike thanë se mungesa e pjesëmarrjes në protestë në raport me parashikimet, ka përplasur organizatorët kryesorë të protestës me krerët e degëve të Partisë Demokratike.

Disa ditë më parë, në kuadër të përgatitjeve për protestën, kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me kryetarët e degëve të PD, të cilët i porositi për të maksimizuar pjesëmarrjen në protestë. Pjesëmarrja masive ishte deklaruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, si mesazhi i kësaj proteste. Por, pas boshatisjes së sheshit, krerët e degëve të PD janë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi. Ndërkaq, krerët e degëve kanë pretenduar se shkak për pjesëmarrjen e ulët ka qenë LSI, e cila nuk i ka angazhuar mbështetësit e saj. Por, përfaqësuesit e LSI kanë pohuar se mbështetësit e saj kanë marrë pjesë 100 %./Shqiptarja/a.m.

VIDEO/ Ja sa pjesëmarrës ka në të vërtetë protesta

Next Post
Parashikimi i Horoskopit ditor, E Hënë më 22 janar 2018

Shenja e ditës, 27 Maj 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In