• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD & LSI, opozitë të bashkuar apo të veçuar?

by Eduard Zaloshnja
12/09/2017 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Ndaj votimit të Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, PD-ja dhe LSI-ja mbajtën qëndrime të njëjta në thelb, por të ndryshme në rezultat. LSI-ja e bojkotoi votimin, ndërsa PD-ja mori pjesë në të, duke deklaruar votën kundër. Si rezultat, Ruçi nuk mori asnjë votë të LSI-së, ndërkohë që në votimin e fshehtë, mori (të paktën) 2 vota nga deputetë demokratë.

Kjo mungesë sintonie mes dy partive opozitare, në votimin e parë të rëndësishëm në Kuvend, pas fitores së PS-së, mund të ketë qenë rrjedhojë e një mungese koordinimi mes tyre, por edhe shenjë e një strategjie afatgjatë mosbashkëpunimi. Kuptohet që, muajt në vazhdim, do t’i japin përgjigje kësaj enigme, por le të analizojmë që sot, arsyet përse këto parti mund të duan të bashkëpunojnë… ose të mos bashkëpunojnë.

Përse LSI-ja mund të dojë të bashkëpunojë me PD-në?

Në zgjedhjet e para tre muajve, LSI-ja mori 45 mijë vota më shumë se katër vjet më parë, por 35 mijë më pak se dy vjet më parë. Dhe pas dy vjetësh, ajo do të garojë përsëri në zgjedhje, përsëri në opozitë me PS-në. Një rrudhje tjetër pas dy vjetësh, do t’i jepte sinjalin elektoratit të saj se LSI-ja nuk është më partia që njeh vetëm rritje. Për më tepër, në qoftë se i paraqet kandidatët e saj për kryebashkiakë veçmas PD-së, ajo rrezikon të fitojë vetëm në Skrapar (bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të para tre muajve).

Në këto kushte, LSI-ja ka nevojë jetike për një marrëveshje të fortë bashkëpunimi me PD-në. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, asaj i intereson të jetë paraqitja me kandidatë të përbashkët të opozitës në zgjedhjet e pas dy vjetëve, në mënyrë që të jetë në garë për bashki më të mëdha se sa Skrapari. Në këtë mënyrë, ajo mund t’i japë mesazhin elektoratit të vet se vazhdon të jetë pretendente për pushtet, jo si një parti lokale, por si parti me shtrirje kombëtare.

Në një stad të dytë, LSI-së do t’i interesonte një koalicion i madh parazgjedhor në 2021-shin, për të bashkuar votat kundër PS-së, e cila përfitoi në zgjedhjet e fundit edhe se 18 partitë e regjistruara, garuan veçmas.

Kuptohet që një bashkëpunim i tillë strategjik, PD-LSI, do të kishte kuptim vetëm në qoftë se Basha tërhiqet nga marrëveshja e tij e 18 majit me Ramën, sipas së cilës do të bëhen së afërmi ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe elektorale (me gjasa, në dëm të interesave politike të LSI-së). Këtu vijmë tek pyetja…

Përse PD-ja mund të mos dojë të bashkëpunojë me LSI-në?

Në vitin 2009, partitë e djathta morën rreth 710 mijë vota së bashku, ndërkohë që LSI-ja mori 75 mijë vota vetëm. Qysh prej marrëveshjes që bëri Berisha me Metën atë vit, votat e djathta kanë pësuar një tkurrje dramatike, ndërsa votat e LSI-së kanë njohur një rritje dramatike. Kështu, në zgjedhjet e para tre muajve, votat e djathta zbritën në 460 mijë (ose 250 mijë më pak se në 2009-ën), ndërsa LSI-ja mori 225 mijë (ose 150 mijë më shumë se në 2009-ën).

Një marrëveshje e re, PD-LSI, mund ta vazhdojë këtë trend. 250 mijë votuesit që s’kanë votuar më për partitë e djathta, mund të mos motivohen për t’u kthyer përsëri tek ato, në qoftë se LSI-ja bëhet pjesë e rëndësishme e koalicionit të tyre. Ndërkohë, atyre 250 mijë votuesve të larguar, mund t’u bashkohen edhe të tjerë…

Në këto kushte, ardhja e PD-së në pushtet do të varej krejtësisht nga LSI-ja, e cila, në rast të një rikthimi në pushtet së bashku me PD-në, mund t’i rrisë eksponencialisht orekset e saj. Dhe, në një horizont afatgjatë, PD-ja e cila mori 1 milion vota herën e parë që erdhi në pushtet (në vitin 1992), mund të përfundojë parti e tretë…

Nga ana tjetër, ndryshimet kushtetuese dhe elektorale – sipas marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit, – mund të ndikojnë në rrudhjen graduale të LSI-së, por nuk garantojnë një rritje të shpejtë të PD-së (PD-ja është aktualisht 300 mijë vota pas PS-së…).

Në përfundim

LSI-ja është më se e interesuar për një koalicion afatgjatë me PD-në. Nga ana tjetër, PD-ja duhet të vendosë, nëse do ta bëjë atë (me një fije shprese për fitore të përbashkët me LSI-në në 2021-shin), apo nëse do ta vazhdojë rrugën e vetme (me shpresë se, në një ditë të largët, do të bëhet parti e parë).

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
Bannon sulmon publikisht Presidentin Trump: U gabua me shkarkimin e ish- drejtorit të FBI-së

Bannon sulmon publikisht Presidentin Trump: U gabua me shkarkimin e ish- drejtorit të FBI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In