• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-LSI, letër të përbashkët: Opozitës iu ndërpre e drejta e fjalës, seanca nul

by Java News
21/06/2018 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, dolën me një letër të përbashkët mbi zhvillimet gjatë seancës së kësaj të enjteje. Në letrën e Edmond Spaho dhe Petrit Vasili thuhet se seanca shënoi një akt të paprecedentë në historinë e Parlamentit Shqiptar, duke i ndërprerë fjalën opozitës. Sipas tyre, ky akt e bën nul këtë seancë.

Letra e plotë

Letra e përbashkët e kryetarëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili

Seanca parlamentare e datës 21.06.2018, shënoi një akt të paprecedentë në historinë e Parlamentit Shqiptar.

Edhe pse deputetët e opozitës kishin regjistruar në sekretari kërkesën e tyre për të diskutuar për çështjet e përfshira në rendin e ditës, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pasi njoftoi tërheqjen nga diskutimi të të gjithë deputetëve të mazhorancës, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që të ndërpriste diskutimet e deputetëve dhe të kalonte menjëherë në votimin e pikave të rendit të ditës. Një kërkesë e tillë, e padëgjuar kurrë më parë, nuk ka asnjë mbështetje ligjore dhe mohonte të drejtën e deputetëve të opozitës për të diskutuar.

Kryetari i Kuvendit në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, hodhi në votim kërkesën për të ndërprerë diskutimet, e cila u miratua po nga mazhoranca, duke i mohuar kështu të gjithë deputetëve të opozitës të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar në seancë plenare, edhe pse ato nuk ishin tërhequr nga diskutimi.

Ky akt i paprecedentë për Parlamentin Shqiptar, ku hidhet në votim dhe miratohet një propozim për t’i hequr të drejtën e fjalës opozitës, shënon një tjetër rekord të errët dhe antikushtetuese në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. E drejta e fjalës së deputetëve të opozitës, si përfaqësues të popullit, është një e drejtë e pa mohueshme dhe që nuk varet në asnjë rrethanë apo arsye nga vullneti i mazhorancës. Ky akt bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra, pa lejuar diskutimin e deputetëve mbi to, dhe për pasojë seanca plenare duhet të rimblidhet me të njëjtin rend dite.

Nëse mazhoranca, për shkak të numrave në Kuvend, merr vendime se kur duhet të flasë apo nuk duhet të flasë opozita, atëherë akte të tilla shënojnë fundin e parlamentarizimit dhe dhunim më flagrant të demokracisë funksionale në vend.

Ne Kryetarët e Grupeve Parlamentare të opozitës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për këtë akt të paprecedentë në Kuvendin e Shqipërisë dhe për dhunimin brutal që Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca i bëri sot të drejtës së opozitës për të folur në Parlamentin e shqiptarëve. Akte të tilla dëmtojnë në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, dhe thellojnë edhe më tej klimin e mungesës së bashkëpunimit konstruktiv midis palëve.

Opozita shqiptare nuk do të tolerojë një dhunim të tillë flagrantë të të drejtës së vet kushtetuese për të diskutuar në Parlament, si dhe shpreh të gjithë vullnetin e saj për të mos lejuar degradimin e Kuvendit deri në akte të tilla të paprecedentë për demokracinë në vend. E drejta e fjalës është mekanizimi i vetëm sesi opozita mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve në sallën e Kuvendit. Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca jonë në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit.

ma.me

Next Post
Si sot, më 21 Qershor, vdiq Makijaveli dhe Korsakov dhe lindi Zhan Pol Sartri

Si sot, më 21 Qershor, lindi Sartr dhe vdiq Makiaveli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

January 13, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

2 mijë banesa dhe 12 mijë ha tokë të përmbytura/ BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri

January 13, 2026
Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In