• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

PD – LSI, 365 ditë… gjumë legjislativ!

by Java News
06/07/2018 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando META

Pas pak ditësh bëhen një vit nga nisja e punimeve të Parlamentit shqiptar për legjislaturën 2017- 2018. Në harkun kohor të një viti në seancat plenare, deri dhe në komisionet parlamentare, kemi parë gjithshka që nga gjuha vulgare, dhuna, zaptimet e foltores, fjalime në salla bosh, transmetime live në fb, shkulje televizorash e monitorësh, bomba tymuese, gjuajtje me këpucë, dialogje erotike, fjalime mediokre, fjalor banal nga burra e gra, kërcënime nga më ekzemplaret, heqje mandatesh, protesta para, pas dhe anash Kuvendit etj. Pra, kemi parë një mozaik banaliteti e vulgariteti shumë më poshtë se dhe niveli mesatar i formimit të shoqërisë shqiptare.

PD- LSI për 365 ditë kanë qenë në vijën e parë të këtij banaliteti parlamentar shoqëruar dhe me akte dhune të verbër siç ndodh rëndomtë në pijetoret në periferi të kryeqytetit. Ndërsa nga ana tjetër mazhoranca ka vijuar që përmes kësaj zallamahie të miratojë projektligje për të cilat thuajse askush s’ka dijeni. Kjo për faktin se në planin legjislativ opozita gjatë këtyre 365 ditëve jo vetëm ka vijuar gjumin e saj duke mos debatuar për ligjet që kalojnë “fët e fët” nga mazhoranca, por largqoftë duke mos paraqitur as edhe një nismë ligjore me efekt social apo rregullator, duke përjashtuar këtu nismën për ndryshime kushtetuese për të shkarkuar kryeprokuroren Arta Marku, thjeshtë sepse ajo nuk qe e përzgjedhura e PD- LSI, por sipas përcaktimeve kushtetuese ligjore.

Fakti që të mos kesh numrat e duhura në Kuvend për të sjellë kokëçarje brenda shumicës qeverisëse, nuk do të thotë që opozita të mos ketë asnjë strategji për nismat ligjore që sjell qeveria në Kuvend. Eshtë pikërisht oponenca ndaj këtyre nismave, si dhe amendamentet e propozuara, ato të cilat gradualisht fillojnë e të portretizojnë se si mund të jetë e ardhmja qeverisëse e atyre forcave politike që sot janë në opozitë. Dy emrat që janë në krye të koalicionit PD- LSI natyrshëm që nuk krijojnë frymëzimin e duhur që zgjedhësit t’i shohin si një alternativë më të mirë qeverisëse. Sfondi i tyre politik është plot të çara, mbushur me paaftësi dhe përfolje për afera, gjë që realisht i ka bërë të jenë seriozisht të pabesueshëm. Këto difekte të rënda mund të retushoheshin nëpërmjet një punë në grup, e cila ka në qendër të vëmendjes alternativa qeverisëse dhe jo thjeshtë deklamacionin “Rrok- Frrok- Babale”. Njerëzit kanë prirje për të parë nga e ardhmja dhe jo të jenë thjeshtë peng i së shkuarës.

Brenda opozitës parlamentare ka jo pak personalitete të cilët seriozisht mund dhe do të duhet të bënin një opozitë të fortë ndaj qeverisë me argumenta profesionalë. Mjaft prej tyre kanë drejtuar institucione të rëndësishme të shtetit. Por janë pikërisht këta zëra ata të cilët e kanë pësuar më së shumti nga “e enjtja” parlamentar, të cilët kanë vendosur të heshtin duke i bërë një dëm jo të vogël vetë opozitës. Në 365 ditë të mos arrish të sjellësh në Kuvend asnjë amendament apo të bësh një betejë profesionale kundër nismave ligjore të qeverisë, të cilat në disa raste kanë sjellur jo pak pasoja, dëshmon se ja ka futur gjumit e merr rrogën qyl, pavarësisht zhurmës që krijon çdo të enjte të sallën e Kuvendit.

javanews.al

Next Post
Brazili frikë nga mallkimi, kush eliminon Meksikën nuk fiton Botërorin

Brazili frikë nga mallkimi, kush eliminon Meksikën nuk fiton Botërorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In