• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD letër Metës, të largohen Mark Frroku e Arben Ndoka

by
16/10/2015 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, përmes një letre drejtuar kreut të kuvendit Ilir Meta, ka kërkuar mbledhjen e këshillit të mandateve për nisjen e procedurave parlamentare për dorëheqjen e mandateve të dy deputetëve të majtë, Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.

Ristani argumenton se deputeti Mark Frroku ka mëse 6 muaj që ka munguar në seancat plenare të kuvendit, ndërsa deputeti tjetër, Arben Ndoka, i cili dha dorëheqjen në 17 shtator ende vijon të jetë deputet.

“Që nga data 02.04.2015 deputeti Mark Frroku nuk është paraqitur në seancë plenare, duke munguar pa arsye të ligjshme në Kuvend. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se fakti që deputeti Mark Frroku, ndodhet nën masën e sigurimit “arrest me burg”, nuk përbën shkak të ligjshëm që justifikon mungesën në Kuvend.”- shkruan në letër Ristani.

“Pavarësisht se po mbushen 2 muaj nga momenti i heqjes dorë nga mandati i deputetit, ende sot Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, apo Kuvendi i Shqipërisë, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për ndjekjen e këtij rasti dhe vijimin e procedurës së zëvendësimit të tij. Sot, edhe pse i dorëhequr, Arben Ndoka, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, vijon ende të jetë deputet. Ky fakt, bie ndesh me shkronjën “b”, të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, ku specifikohet se mandati i deputetit mbaron kur ai heq dorë nga mandati.”- shkruhet në letër.

 

 

Next Post

500 euro për dy provime, pezullohet pedagogu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com