Kryetarja e Komisionit te Medias Albana Vokshi i ka dërguar një leter AKEP.
Deputetja e PD i kërkon këtij institucioni që të pezullojë urdhrin per rregjistrimin e portaleve ne QKB dhe publikimin e nipt-it.
Sipas drejtueses së Komisionit të Medias, urdhëri I lëshuar të hënën në mëngjes nga AKEP për regjistrimin në QKB të 44 portaleve online është antikushtetues dhe i paligjshëm.
Urdhëri i AKEP u dha pak pasi kryeministri Rama prezantoi paketën antishpifje ku një nga masat ishte edhe rregullimi I tregut të mediave online.
Urdhëri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:
– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;
– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor.Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.