• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Kushërinjtë e Tahirit konfirmuan trafikun e drogës, të largohet

by Java News
09/10/2015 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vazhdon serinë e deklaratave për shtyp duke kërkuar largimin e Ministrit Tahiri, pasi sipas forcës më të madhe në opozitë është i lidhur me trafikun e drogës përmes kushërinjve të vij në Vlorë.

Deuteti Alban Zeneli shprehet se “kushëriri i Saimir Tahirit konfirmoi para publikut të gjithë denoncimet dhe akuzat që rëndojnë ndaj Ministrit të Brendshëm, pasi makinën me imunitet, me të cilën nuk të ndal policia e të hapen të gjitha rrugët, e përdorin herë ata, herë Ministri i Brendshëm”.

Deklarata e plotë

Kushëriri i Saimir Tahirit konfirmoi para publikut të gjithë denoncimet dhe akuzat që rëndojnë ndaj Ministrit të Brendshëm.

Një prej habilajve doli në ekran enkas për të ndihmuar kushëririn ministër, por në fakt e rëndoi atë, kur pohoi me gojën e tij këto fakte;

Makinën me imunitet, me të cilën nuk të ndal policia e të hapen të gjitha rrugët, e përdorin herë ata, herë Ministri i Brendshëm.

Pra konfirmoi dëshminë e oficerit Zagani, i cili u shpreh se trafikantët që ai vëzhgonte përdornin makinën private të Saimir Tahirit.

Habilaj tha vetë se ka pasur probleme me policinë për një shumë të madhe parash.

Pikërisht, denoncimi që bëri oficeri Zagani për paratë e drogës.

Habilaj vërtetoi lidhjen me Saimir Tahirin, duke deklaruar se janë kushërinj.

Dhe Habilaj foli gjithashtu për lidhjet me shefin e kufirit të Dhërmiut, pikërisht të zonës ku sipas dëshmisë së oficerit Zagani magazinohej dhe trafikohej droga.

Cfarë do thotë sot Saimir Tahiri?

Pozita e tij është edhe më e rënduar pas dëshmisë së kushëririt, dëshmi që e vërteton katërcipërisht akuzën e rëndë nën të cilën ndodhet ministri i brendshëm.

Akuzën për bashkëpunim në trafikun e drogës, akuzë për të cilën ai prej 37 ditësh nuk mban asnjë përgjegjësi, asnjë reflektim, vetëm nxjerr alibi e gënjeshtra që i rrëzohen pas disa orësh.

Nuk ka asnjë gomone shpëtimi për Tahirin.

Ai duhet të largohet një orë e më parë nga detyra, për t’i hapur rrugë hetimeve, dhe për të nxjerrë lidhjet kriminale jashtë zyrës së Ministrit të Brendshëm.

Next Post

Serbët me të shtëna festojnë në anën veriore të Mitrovicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com