• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kundër votimit elektronik: Kërkesa e mazhorancës është në kundërshtim me Kodin

by A R
08/01/2021 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët e shohin në shkelje të Kodit Elektoral propozimin e socialistëve për të pilotuar vetëm votimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit në Bashkinë e Korçës dhe në disa njësi administrative në Bashkinë e Tiranës.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa thotë se maxhoranca po kërkon copëtim të procesit, që bie ndesh jo vetëm me dakordësinë e arritur në këshillin politik, por dhe vetë përcaktimet ligjore të kodit elektoral në nenin 179/1.

“Të thuash të bëhet në disa zona në Tiranë është thjeshtë një copëzim sepse nuk kemi më përcaktimin e Kodit në një zonë zgjedhore. Tirana si qark e kalon mbi 20 përqind të zgjedhësve të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë mbi 20 përqind bëhet e pamundur që ti të prodhosh një rezultat të plotë zgjedhjesh nga sistemi i votimit elektronik. Në rastin konkret, ata edhe në Korçë kanë thënë Bashkia Korçë, jo Qarku Korçë”.

Opozita e sheh kërkesën e maxhorancës si tentativë për të zvarritur procesin.

“Unë shpresoj që të gjendet një kompromis i shpejtë dhe procesi të vazhdojë mbi bazat dhe në shinat e Kodit Zgjedhor”

Hasa kërkon gjithashtu nga qeveria që pa vonesë të lëvrojë edhe fondin për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sakaq KQZ-ja po shqyrton dokumentacionin e të vetmes kompani, asaj “Smartmatic”, që ka shfaqur interes për sistemin e identifikimit elektronik, e cila ka kërkuar afro 20 milionë euro për zbatimin e projektit.

/a.r

Next Post
Franca miraton përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga Moderna

Franca miraton përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga Moderna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In