• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD kundër rritjes së gjobave për ndotjen, Veliaj: E pamendueshme që PD është kundër pastërtisë

by
03/09/2015 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Partia Demokratike ka dalë kundër rritjes së masës së gjobave për të gjithë ata që ndotin dhe dëmtojnë pronën publike. Grupi i Këshilltarëve demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, janë shprehur kundër futjes në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të pikës që parashikon rritjen e masave ndëshkimore për ndotësit dhe dëmtuesit e hapësirave publike.

Në ndërhyrjen e tij të parë në këtë mbledhje, Kryetari i Bashkisë është shprehur i keq ardhur që një forcë politike shprehet kundër masave që kërkojnë të rrisin pastërtinë në qytet.

“Duam të sjellim pastërtinë në Tiranë dhe as që e kisha menduar që në vitin 2015 të kishte forca politike që janë kundër pastrimit të qytetit”, – tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Gjithashtu ai u shpreh se rritja e masave ndëshkimore për ata që shkelin ligjin janë të nevojshme për sa kohë qyteti gjendet në një gjendje të keqe sa i përket pastërtisë. “Ne sot kemi një qytet më të pastër por shumë larg asaj që duhet të jetë. Ndaj falenderoj Këshillin që ne të fusim në rendin e ditës pikën që kërkon rritjen e masës së gjobave”, – u shpreh Veliaj. Pavarësisht kundërshtimit të këshilltarëve demokrat, Këshilli Bashkiak ka përfshirë me shumicë votash, ndryshimin e masave të gjobave në rendin e ditës së mbledhjes së sotme.

Next Post

Trajneri i Danimarkës "ofendon" shqiptarët (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com