• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kundër “Open Ballkan” dhe pro Berishës në Kuvend, Shehu: Rama po e drejton Shqipërinë drejt Lindjes dhe jo Perëndimit

by Java News
13/08/2021 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu, tanimë deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike, komentoi nismën “Open Ballkan”, të ndërmarrë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Shehu tha se kjo nismë është një show i rrezikshëm, që sipas tij e drejton Shqipërinë drejt Lindjes dhe jo Perëndimit.

Ai nënvizoi që nëse kjo nismë duhet të finalizohej, pikë së pari, duhej të orkestrohej nga BE, apo Uashingtoni apo CEFTA. Sipas Shehut, e dyta duhet të jetë njohja reciproke Kosovë-Serbi dhe e treta, përfshirja e vendeve të BE që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Italinë dhe Greqinë.

Tritan Shehu: Këtu po bëhen lojëra fjalës. Rama, Zaev dhe Vuçiç po spekulojnë duke shitur diçka për diçka tjetër. Bashkëpunimi rajonal është projekt i vjetër, i shtyrë nga BE dhe Brukseli për ta përgatitur rajonin me standardet Evropiane, për t’u integruar më pas shtet pas shteti, e këtë duhet ta kemi të qartë, në integrimin në BE. Ka pasur iniciativa për këtë nismë.

Në të gjitha këto materiale, qoftë në atë të BE, qoftë në atë të Berlinit, qoftë atë të DASH, a keni dëgjuar të thuhet Ballkan i Hapur? Jo. Keni dëgjuar vetëm bashkëpunim ballkanik. Këto janë terma që përdorin Rama, Vuçiç dhe Zaev, për të kamufluar çështjen. Shqipëria me këtë përpiqet të fshehë dështimin në BE. Gjermanët folën qartë dje, është CEFTA.

Nëse do të krijohet një strukturë që do të implemintojë rregullat e BE, s’ka pse të ketë pengesa prej tyre. Kjo gjë nuk çon kurrkund, sepse s’ka asnjë guidë nga Brukseli. Asnjë nuk e përjashton bashkëpunimin rajonal, por thonë që të jenë të gjitha vendet. Këtu kemi lojëra fjalësh, kakofoni, për të shkuar në drejtim të Vuçiç, të politikave të tij, të dominimit të një Jugosllavie të re që është nënshkruar dhe me Rusinë.

Kosova po zëvendësohet me Shqipërinë, në Jugosllavinë e re. Ky regjim në Shqipëri, nuk do integrimin Evropian, Rama s’e do. Pse? Sepse për BE, autokracia është e papranueshme. Ky regjim e sheh veten në Lindje, ku është familja e autokratëve. Pra, ky regjim e sheh me alergji BE-në, ndaj gjen forma të tjera për të shkuar në Lindje. E para kjo është një show i rrezikshëm. Ka disa kushte që të realizohet kjo gjë. Duhet të marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit. Që të bashkohen bashkë, duhet që shtetet të njohin njëri-tjetrin.

Ju thoni që duhet një tjetër orkestrues për këtë nismë?

 

 

Tritan Shehu: Po, duhet Brukseli, asnjë tjetër. E dyta Serbia të njohë Kosovën që të jenë bashkë në nismë. E para është njohja reciproke e vendeve, e dyta nuk është ajo triosekt mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Është tjetër gjë kur Uashingtoni apo Brukseli është iniciatori, por jo Vuçiç.

Rama thotë që e kam krijuar unë?

Tirtan Shehu: Jo, Rama është tellalli i Vuçiçit. Ky i fundit ka thënë që është nisma ime dhe nuk njeh Kosovën. Vendet duhet të njohin njëra-tjetrën, sepse kjo thotë që denigron Kosovën. E dyta duhet të jenë të gjitha vendet. Jo vetëm kaq. Kjo nisëm duhet të bëhet nga lidershipi i Brukselit.

Por Brukseli e mbështet nismën…

Tritan Shehu: Po, por dhe i paralajmëron, duke i thotë që nuk ecën nga të drejtat themelore të BE, kot që e bëni. Deri më tani nuk ka asnjë rregull. Nuk thuhen këto pika. Është okulte çdo gjë, e fshehtë. Ato janë terma të përgjithshme që s’mund të dali asnjë kundër kësaj gjëje. Një projekt i tillë duhet zhvilluar nga lidershipi i Brukselit. Rama nuk e ka fytyrën nga BE, por nga Lindja.

Në këtë nisëm, nuk jemi vetëm ne, por edhe Greqia. Pra duhet të involvohen në këtë nisëm vendet anëtare të BE që janë në Ballkanin Perëndimor. Duhet Italia dhe Greqia që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Pra, në këtë nisëm duhet të futen vendet e BE që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Pra s’mund të bëhen nisma të tilla nëse duhet t’i shërbejmë integrimit Evropian në këtë mënyrë. S’mund t’ia lemë rolin e iniciatorit Vuçiçit, që është i lidhur me Rusinë. Serbia duhet të njohë Kosovën për të shkuar përpara.

Nuk jam tradhtar, por nuk heq dorë nga Ballkani i Hapur u shpreh kryeministri Rama. A është ai tradhtar?

Tritan Shehu: Unë jam politikan, bëj analizën politike. Kjo është sofizëm nga Rama për të fshehur të vërtetën, duan të fshehin konceptin dhe të fshehë mëkatin e madh që po bën ndaj vendit. Roli i Shqipërisë në rajon është zbehur shumë. Ne nuk jemi pranuar në BE, sepse s’kemi plotësuar standardet. Janë të 5 pikat gjermane për të shkuar në BE.

Unë dua të them këtë gjë, duhet të jemi shumë seriozë, sepse Shqipëria është në një udhëkryq për historinë e saj, do të shkojë në Perëndim apo Lindje. Por sipas meje, Shqipëria do të shkojë në Lindje. Këtë vendim duhet ta marrë populli shqiptar, sepse në vend që të shkojnë në Evropë shkojmë në Lindje. Këtu është një problem i papranueshëm, ne s’duhet ta pranojmë këtë gjë. Duhet të pranojmë iniciativa nga BE dhe gjithashtu duke bërë që vendet përpara të njohin njëri-tjetrin. Ky është moment alarmi për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Zoti Berisha a duhet të jetë pjesë e parlamentit?

Tritan Shehu: Këtë diskutim s’e bëjmë për një sekondë. Unë kam shprehur konsideratat e mia për Berishën. Ai e ka legjitimitetin nga vota e shqiptarëve për të qenë pjesë e Parlamentit dhe e PD./m.j

Next Post
Covid-19/ Kosova regjistron vetëm një viktimë dhe 28 raste

Rritje e frikshme e shifrave të Covid-19 në Kosovë, 1,128 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump njoftoi vazhdimin e bisedimeve me Iranin, bie çmimi i naftës në bursa!

Trump njoftoi vazhdimin e bisedimeve me Iranin, bie çmimi i naftës në bursa!

June 2, 2026
“Robt e shtëpive tona janë interes privat”, Rama i përgjigjet protestuesve që shënjestruan familjen e tij dhe i fton në përballje publike! (VIDEO)

“Robt e shtëpive tona janë interes privat”, Rama i përgjigjet protestuesve që shënjestruan familjen e tij dhe i fton në përballje publike! (VIDEO)

June 2, 2026
Kuqezinjtë ndezin motorët për miqësoret e qershorit, lajm i keq për Ismajlin!

Kuqezinjtë ndezin motorët për miqësoret e qershorit, lajm i keq për Ismajlin!

June 2, 2026
Brukseli ngre “murin” e ri kundër emigracionit të paligjshëm

Brukseli ngre “murin” e ri kundër emigracionit të paligjshëm

June 2, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete! Plagosen 3 persona

June 2, 2026
Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

June 2, 2026
Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

June 2, 2026
Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

June 2, 2026
“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

June 2, 2026
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In