• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kundër kabinetit të ri qeveritar, Salianji: Ministrat janë me lidhje nepotike me Kryeministrin

by Java News
29/08/2017 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët janë kundër kabinetit të ri qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama.
Është ky qëndrimi i deputetit të ri të PD Ervin Salianji i shprehur në një intervistë për Report Tv. Salianji beson se emrat e rinj të qeverisë nuk ishin surprizë pasi janë, sipas tij, figura të lidhura më kryeministrin Rama.

“Asgjë e re nga fronti majtas. Kryeministri propozon një ekip që janë ekipi i tij personal. Ekipi i zgjedhur prej tij janë ose njerëz që vijnë me rrënjë të thella nga diktatura, dhe njerëz me probleme të rënda me diktaturë. Nga ana tjetër kemi propozimin e disa figurave të reja, por pa kontribut në shoqëri. Koncepti i qeverisë së vogël, është qeverisja me sa më pak njerëz dh ofrimi i sa më shumë shërbimeve për qytetarët”, thotë Salianji.

Salianji thotë se ristrukturimi i partisë nuk do të bëhet këtë fillim vjeshte, prioritet veccon ballafaqimin me të majtën pasi e konsideron këtë forcë më të fuqishme se kurrë .

“Partia Demokratike nuk ka asnjë diskutim që do të ketë kundërshti në forta në zgjedhjet e kryeministrit, në dy tre emra që nuk përfaqësojnë asgjë për publikun, por janë thjesht lidhje nepotike të Kryeministrit. Do konkurrojmë me alternativë, do të propozojmë në fillim të sesionit parlamentarë, beteja jonë do të jetë reforma e plotë zgjedhore për mos blerjes së votës, do propozojmë numërimin dhe votimin elektronik apo edhe mekanizma të reja ndërkombëtarë”, shprehet Salianji.

Përfaqësuesi i demokratëve të Korccës në Parlamentin e ri tregon edhe për aksionin që demokratët janë zotuar të zhvillojnë në parlamentin e ri.

“Besoj se në përputhje me statutin do të vazhdohet edhe procedura për të gjithë pjesën tjetër drejtuese të PD, por në një moment të mëvonshëm. Tani fokusi kryesorë do të jetë përballja me Qeverinë, dhe dhënia e alternativave tona në ato fusha ku ne kemi shpallur prioritete. E majta në tërësi, për shkak të deformimit të zgjedhjeve ka edhe Presidentin e majta, edhe Kryeparlamentarin e majta, edhe Kryeministrin e majta edhe pushtetin lokal e majta”, thotë Salianji.

Salianji flet edhe për kundërshtarët e Bashës, të cilët i konsideron njerëz pa ide pavarësisht se kryedemokrati Basha është i hapur për bashkim.

“Të jesh kundër Lulzim Bashës nuk është ide, as urrejtja nuk është platformë. Kryetari i PD ka bërë një propozim konkret për bashkëpunim të gjithë faktorëve opozitarë”, shprehet Salianji/

ma.me

Next Post
Atentat deputetit në makinë, kamera zbardh ngjarjen (VIDEO +16)

Atentat deputetit në makinë, kamera zbardh ngjarjen (VIDEO +16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In