• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kujtohet për Topallin/ Bardhi nga Shkodra: E ka derën e hapur, ka qenë zë me kontribut në parti

by Java News
04/07/2020 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka qenë në Shkodër ditën e sotme, teksa po zhvillohet procesi me strukturat për propozimet për kandidatët për deputetë. Bardhi u shpreh se secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendror dhe lokal.

”Pas zhvillimit të mbledhjes së kryesisë javën e shkuar, sot kemi nisur mbledhjet në çdo grup seksion të degës së Shkodrës për të marrë propozimet e anëtarëve mbi kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie. Kjo është faza e parë e një procesi të ri të përzgjedhjes së kandidatëve që ka filluar Partia Demokratike. Më pas do ketë edhe një fazë tjetër ku anëtarësia do të ketë rol domethënës në proces, që është faza e konsultimit të kandidatëve të seleksionuar. Secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendor dhe lokal”.

Ai bëri thirrje për çdo demokrat i cili ka dhënë kontribut, që të rikthehet në parti pasi është momenti për t’i kthyer mbështetjen demokratëve, mbi të gjitha për Shqipërinë.

”Nëse çdo individ me kontribut në Partinë Demokratike ka objektiv të vetin të kthejë demokratët në pushtet, apo t’i kthejë demokratëve besimin që ka marrë prej tyre ndër vite, sigurisht që e ka më shumë sesa detyrim. Një përfaqësues politik në të shkuarën i PD-së, ka qenë në ato pozicione për shkak të mbështetjes që ka marrë nga demokratët e zakonshëm. Fakti që një individ humbet një pozicion të caktuar përfaqësimi, nuk nënkupton dhe nuk duhet të nënkuptojë në asnjë rast braktisjen e demokratëve. Apeli im dhe thirrja ime është që kushdo ka marrë mbështetje nga demokratët, është momenti t’i kthejë mbështetje demokratëve për Shqipërinë mbi të gjitha por edhe për Partinë Demokratike”.

Bardhi tha se dera e Partisë Demokratike është e hapur për Jozefina Topallin, duke thënë se ajo ka qenë një zë me kontribut në parti. ”Padiskutim. Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ka qenë për 8 vite kryetare e parlamentit. Është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, por ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga demokratët dhe PD“.

Bardhi përsëriti edhe një herë thirrjen e tij ndaj Kuvendit që të miratojë draftin për reformën zgjedhore.

”Dakordësia e 5 qershorit është në Kuvend. Unë gjej rastin të ripërsëris thirrjen që Kuvendi i Shqipërisë të mos vonojë asnjë sekondë më tej finalizimin, miratimin e ndryshimeve të propozuara me konsensus mes forcave politike. Nuk është momenti për të bërë lojëra politike, nuk është momenti për provokime ndaj opozitës, është momenti të ngrihjet Kuvendi në lartësinë e detyrës dhe t’i japë një shtysë integrimit” përfundoi ai.

g.kosovari

Next Post
I kërkuan favore seksuale në këmbim të makinës së bllokuar/ Prangosen dy oficerë të Rrugores

I kërkuan favore seksuale në këmbim të makinës së bllokuar/ Prangosen dy oficerë të Rrugores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In