Partia Demokratike ka reaguar pasi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ‘sulmoi’ Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Për PD-në, PS, LSI dhe Sali Berisha nuk duan që Shqipëria të ndryshojë dhe se për këtë sulmojnë veprimtarinë e Komisionit Hetimor.
“Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro. Nga një anë Rama dhe PS. Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall: Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!”, thuhet në reagimin e PD.
/b.h