• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD kompleksohet nga puna jonë”, Veliaj: Ngushëllimi i vetëm për ta janë shpifjet

by A R
28/01/2021 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre familje në fshatin Shpat të Baldushkut hynë sot në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas tërmetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi familjet e Bujar Llocit, Enver Llocit dhe Aqif Llocit, të cilët i humbën shtëpitë në 26 Nëntor 2019, ku tha se puna është e vetmja përgjigje për këto që shpifjen e kanë kthyer në ngushëllim.

“E kuptoj se puna e mirë i xhelozon dhe i komplekson ca njerëz, se pyesin: “Si do vlerësohem unë, që s’kam bërë asgjë?”. Por, ky s’është faji ynë! Shqipëria nuk mund të përbaltet për fushatë. Të thuash se Shqipëria është vendi i mafiozëve, të sajosh gënjeshtra për çdo tallagjar që flet në telefon, që fantazon gjëra që s’materializohen kurrë, që nuk kanë aplikuar dhe firmosur kurrë, do të thotë se je i dëshpëruar, kur bie kaq poshtë! Qëllimi ynë është të shkojmë lart dhe nuk i ngushëllojmë dot. Nuk është faji ynë që kishin 40 deputetë dhe i çuan në zero. Nuk është faji ynë që kishin 25 bashki, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që kishin mbi 1 mijë këshilltarë bashkiakë, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që s’janë ngritur ende nga gjumi. Kur je i falimentuar moralisht, nuk të ndihmojmë dot”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku zbuloi së njëri nga kryefamiljarët që hyri në shtëpinë e re ishte eksponent i Partisë Demokratike, çka tregon se qeveria dhe bashkia punojnë për këdo, pa dallime politike.

“Ajo që tha Muharremi është thënia e ditës: “Përtej PS dhe PD, janë ata që punojnë. Kush punon, ecën përpara”. Ne nuk i ndajmë njerëzit, nuk pyesim me kë je. Ata (PD) mundohen të gjejnë dikë që të mashtrojë, të thotë s’jam ndihmuar. Ne e verifikojmë menjëherë dhe na del që jo vetëm është ndihmuar, por nuk duhet të lejojë që për ideal të partisë, të prishë këtë punë të shkëlqyer që po bëhet”, shtoi Veliaj.

Duke iu referuar sondazheve, të cilat flasin për humbjen e opozitës, Veliaj tha se qytetarët nuk i besojnë më fabrikimit të shpifjeve.

“Shohin sondazhet dhe fillojnë me shpifje, sajesa, rrena e mashtrime; shajnë dhe përbaltin Shqipërinë. Sondazhet tregojnë fare mirë se shumica e popullit nuk merret me baltë, as me llafe, nuk përçan dhe nuk shpif. Shumica e popullit punon, thotë të vërtetën dhe do që gjërat të ecin përpara. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Mbi PS e PD është njerzillëku që na bashkon; kush punon shpërblehet! Kush nuk punon dot, kush nuk zgjohet dot nga gjumi, kush nuk fal dot një nga vilat, sigurisht do godasë poshtë e më poshtë”, tha Veliaj.

/a.r

Next Post
Zyrtari i PD: Selami nuk ka shkelur ndonjëherë në parti, Ibsen Elezi u tregua populist

Servilizmi ndaj Berishës nuk ka kufij, Kadilli: Ai prodhon më shumë se e gjithë PD-ja bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In