• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza e PD për bixhozin: Kompanitë e basteve 10-fishuan fitimet në 4 vite

by Java News
15/09/2018 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka deklaruar sot se kompanitë e lojërave të fatit, pas të cilave pretendon se është Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Olsi Rama vëllai i Kryeministrit, Edi Rama. Sipas Enkelejd Alibeajt kompanitë e basteve menaxhohen nga tre duart dhe ato kanë njohur një rritje me 10-fish krahasuar me vitin 2014. Sipas demokratëve fitimi i deklaruar i kompanive të basteve ishte 1 milion euro, ndërkohë që me ardhjen në pushte të Edi Ramës ato shkuan në 10 milion euro.

“Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017.

Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve”, ka thënë deputeti i PD.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj, Nënkryetar I Komisionit Të Ligjeve

Partia Demokratike i njohu shqiptarët një ditë më parë me fakte tronditëse, të bazuar në dokumenta zyrtarë, sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të marrë nën kontroll industrinë e bixhozit nëpërmjet vëllezërve të tyre Olsi Rama dhe Agron Xhafaj.

Edi Rama, me firmën e tij, i dha të vëllait koncesionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të basteve, të cila, gjatë qeverisë së Edi Ramës, u katërfishuan që fitimet e të vëllait të jenë edhe më të mëdha.

Fatmir Xhafaj bllokoi për 8 muaj ligjin e mbylljes së lojërave të fatit në qytete dhe pastaj, bashkë me “Hakmarrjen për Drejtësi” me lidhje direkte me Olsi Ramën, e ndryshuan ligjin, duke dëshmuar sesi funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar, që kontrollon lojrat e fatit.

Shqiptarët duhet ta dinë se gjatë qeverisë së Edi Ramës numri i kompanive të licensuara për bastet u përqendrua në 3 duar.

Shqiptarët duhet të dinë se 1 nga 3 kompanitë më të fuqishme të basteve në Shqipëri zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar .

Shqiptarët duhet ta dinë se disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve në vesin më shkatërrues për familjet janë Ecobet, Baste live, Eurolive, Basti shqiptar, të gjitha të zotëruara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm.

I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë.

Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Siç tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jo domethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës.

Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017.

Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve.

Edi Rama ka frikë të pranojë për vete të njëjtat standarde si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët, sepse kryeministri i Shqipërisë është peng i krimit të organizuar.

ma.me

Next Post
Washington/ Kroacia: Ndryshimi i kufijve Kosovë- Serbi s’duhet të cënojë rajonin!

Washington/ Kroacia: Ndryshimi i kufijve Kosovë- Serbi s'duhet të cënojë rajonin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com