• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, kësaj here do të humbë thellë, po shumë thellë

by Artur Ajazi
21/09/2020 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  Artur Ajazi

Të gjitha parashikimet apo dhe sondazhet e lustruara nga SHQUP-i deri sot, rezultojnë dhe nxjerrin “fituese në zgjedhjet e 25 Prillit 2021” natyrisht Partinë Demokratike dhe aleatët e saj jonatyralë. Një ritual i përsëritshëm çdo 4 vjet. Dhe kjo dihet, pasi të gjithë pyetësorët dhe sondazhet e zhvilluara nga analistët dhe “progresistët” e Lulzim Bashës, pothuajse në çdo palë zgjedhjesh, e kanë nxjerrë partinë e tij “fituese” dhe vetë kryetarin “kryeministër i ardhshëm”. Por shanset nuk janë, fatmirësisht në anë të Lulzimit edhe për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Partia Demokratike (nuk po them LSI pasi ajo dihet si do të përfundojë) në zgjedhjet e ardhshme do të humbë thellë, po shumë thellë. Kjo për 1001 arsye, por më të prekshmet, janë natyrisht ato që lidhen me vetë atë parti, rrjedhjet e shumta nga anëtarësia dhe mbështetësit, mungesa e lirisë së mendimit dhe veprimit nga drejtuesit e strukturave nga qendra deri në bazë, mungesa e pandëshkueshmërisë nga ata që e katandisën atë parti në shoqatë, mbajtja e marrëdhënieve të rregullta me oligarkinë me të cilën bashkëpunuan për 8 vite sa ishin në pushtet, dhe të mos harrojmë urrejtjen popullore, e cila nuk është “nginjur” akoma me drejtuesit aktualë në SHQUP. Edhe në 25 Prill 2021, shqiptarët do të votojnë kundër një partie që ka mbi “kurrizin” e saj mëkate, krime, dhe drama të parikuperueshme, me të cilat lidhen ngjarje  të tmerrshme.

Askush nga Partia Demokratike, nuk është përgjigjur për  çfarë kanë bërë me këtë vend sa kishin pushtetin, zhdukën pasuri të popullit, grabitën thesare dhe prona të shqiptarëve, shpërfytyruan bregdetin, malet dhe vlerat turistike, shitën troje dhe shkretuan fshatra në gjithë vendin. Askush nga Partia Demokratike, nuk ka dalë përgjegjës (dhe drejtësia thërret) për 1997, për Gërdecin, për 21 Janarin, për privatizimet  klienteliste, për rritjen e trafikut të drogave dhe rrjeteve kriminale, të cilat sa ishin në pushtet, as i luftuan dhe as i dënuan.

Afrimi i zgjedhjeve të reja parlamentare, jo  vetëm ka zgjuar “oreksin” e Lulzimit për pushtet, por ai me anë të “stradegjive qeverisëse” po mundohet të mbajë të karikuara aleancat  parazgjedhore , duke shpresuar në një mrekulli. Lulzim Basha e di fare mirë se nuk e ka gati Partinë Demokratike për të fituar zgjedhjet, ai e di fare mirë se, nuk ka mbështetje të brëndshme, nuk  ka  as mbështetje të jashtme, dhe kjo për shkak se në gjithë këto vite, ka sulmuar dhe dezinformuar  faktorin ndërkombëtar për gjithçka.

Lulzim Bashës i mbetet vetëm një gjë për të bërë pas humbjes së thellë, (sipas premtimit të dhënë) largimi nga posti i kryetarit të partisë, për ti hapur rrugën ristrukturimit total të një force politike, që ka nisur rënien e lirë, drejt  humbjes  së pashmangshme  edhe në zgjedhjet e reja.I prirur të besonte në rikthimin e disa prej të larguarve nga partia, Lulzim Basha kishte menduar se qoftë edhe  një “ribashkim i përkohshëm” me emrat elitë të PD para zgjedhjeve , mund ti  jepte  atij “fitoren” e shumëpritur.  Por zhgënjimin që i dha Jozefina Topalli apo dhe ndonjë  tjetër, duke refuzuar listat e “reja”, duket se i  prenë shpresat  dhe forcuan bindjen se “Rama fiton në 25 Prill mandatin e tretë” dhe se “PD do të humbë thellë, po shumë thellë”.

Next Post
Vjedh dyqanin dhe kërcënon vajzën e pronarit nga telefoni/ Kapet i shpalluri në kërkim

Rrahu nënën dhe kanosi me thikë të atin, arrestohet 33-vjeçari nga Durrësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

December 28, 2025
“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

December 28, 2025
Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

December 28, 2025
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

“PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

December 28, 2025
“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

December 28, 2025
Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

December 28, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 28, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk po luftohet korrupsioni, por ekonomia

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com