• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon zgjerimin e dekriminalizimit: Filtra dhe për mësuesit, edukatorët e punonjësit socialë

by Java News
16/10/2016 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mësuesit, edukatorët, psikologët e punonjësit social pritet të bëhen pjesë e ligjit të dekriminalizimit. Tre deputete, Bregu, Vokshi dhe Doda i kanë sygjeruar Kuvendit zgjerim të objektit të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen osë ushtrojnë funksione publike.
Dekriminalizimit nuk do ti nënshtrohen vetëm funksionarët e lartë shtetërorë, kryebashkiakët e keshilltarët vendorë, por edhe mësuesit, edukatotët, psikologët e punonjësit social, në institucionet arsimore apo të kujdesit shoqëror.
Tre deputete, demokratet Majlinda Bregu e Albana Vokshi dhe ajo e PDIU-së Mesila Doda i kanë propozuar Kuvendit të zgjerojë objektin e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
“Afro 1 në 2 fëmijë dhunohet fizikisht apo psikologjikisht në Shqipëri. Mjafton ky fakt për të zgjuar reagimin e kujtdo që mendon se duhet të veprojë.” Thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit ku deputetet shprehën se pavarësisht të gjitha ndryshimeve ligjore realiteti përseri kërkon nisma të reja.
Personat që kanë konsumuar një vepër penale parashikuar në ligjin e dekriminalizimit nuk mund të jenë më mësues dhe as profesionistë që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuar, për viktimat e dhunës dhe trafikimit apo për moshën e tretë, në sistemin publik ose jopublik.
Periudha e ndalimit të ushtrimit të profesionit varet nga vepra penale e konsumuar nga subjekti dhe masa e dënimit. Ajo parashikohet në nenin 4 të ligjit të dekriminalizimit.
Brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji ky grup personash duhet të kryejë vetëdeklarimin dhe t’a depozitojë formularin pranë Departamentit të Administratës Publike.
Tejkalimi i afatit bën që subjekti të humbasë automatikisht vendin e punës dhe të konsiderohet sikur plotëson një nga kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, parashikuar në ligj.
Veç kësaj deputetet kanë propozuar edhe zgjerimin e veprave penale  me “Pornografinë”, “Keqtrajtimin e të miturit”, “Shtytja e të miturve në krim” e “Dhuna në familje”.
Në Kodin Penal kanë sygjeruar përjashtimin nga shërbimi i provës personat që kanë kryer veprat penale në fjalë ndërsa në ligjin për arsimin parauniversitar, të parashikohet që mësuesit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm i nënshtrohen testit psiko-emocional. /abcnews/a.k

Next Post
Interi e pëson edhe nga Sparta Praga

Interi humbet sërish, kësaj here kundër Cagliarit... Icardi humb penalltinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

January 15, 2026
Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

January 15, 2026
Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë zgjedh më 30 shtator zëvendësuesin e Holta Zaçajt

E PLOTË / Kufizime për SPAK-un: Kushtetuesja ndalon përdorimin pa kriter të të dhënave personale!

January 15, 2026
SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk preken ato turistike, por vetëm…

January 15, 2026
Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

January 15, 2026
Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

Arktiku nën tension/ Si politika e Trump dhe aktiviteti rus rrezikojnë marrëveshjet ndërkombëtare

January 15, 2026
E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

January 15, 2026
“Ke faj o Sali, ke faj..!”/ Ish ministri i LSI sulmon Bashën: Grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon faqen e zezë

“Vendimi 44/25 i Kushtetueses rrëzon hetimet e ngritura mbi grabitjen e të dhënave nga celularët”

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In