• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon të bllokojë votën e Greqisë/ Celibashi: Do numërohen të gjitha, çështje kohe! Vendimi im ndihmoi procesin

by E S
12/05/2025 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se rezultati paraprak i zgjedhjeve pritet të dalë brenda kësaj jave. Në konferencën për mediat, i pyetur për kërkesën për ankimimin që PS ka bërë ndaj kërkesës së PD për “bllokimin” e votave nga Greqia, ai tha se vendimi i tij s’ka lidhje me numërimin ose jo të votave.

“Nuk e di se është kompetencë e KAS, dhe respektoj vendimarrjen. Por dua të bëj të qartë se vendimi që kam marrë si komisioner nuk ka të bëjë me do të apo nuk do të numërohen apo jo votat e ardhura nga Greqia. Është vendim që ka synuar të administrojë procesin, ku ky proces i vlerësimit të votave zhvillohet nga numëruesit dhe komisioni përkatës. Vetëm kaq kemi urdhëruar, jo më shumë”, u shpreh Celibashi.

Pyetjes së gazetares Esiona Konomi lidhur me deklaratën e Taulant Ballës se vendimi i KQZ për “ngrirjen” e numërimit të votave nga Greqia, ishte një përpjekje për të qetësuar shpirtrat e trazuar të PD, iu përgjigj duke thënë se vendimi i tij i dhënë si komisioner përmirësoi procesin pasi do të kishin “ngecur” në një debat.

“Komente s’do të preferoja të bëja mbi mendimet e kujtdo politikani. Ne do të vendosim në lidhje me gjithë procesin e votimit nga jashtë, përfshirë edhe votat e Greqisë, sikurse çdo fletë votimi që i është nënshtruar deri tani numërimit dhe vlerësimit. Nuk ka vendim që ka përjashtuar apriori mbi votat që kanë ardhur nga Greqia. Procesi është duke vazhduar, vendimi që kam marrë si komisioner e ka ndihmuar procesin sepse ka qenë e kotë në kushtet kur përbërja e grupeve të numërimit është e balancuar, përbërja e komisioneve është e balancuar, do të kishim ngecur deri sot në debatin ndërmjet anëtarë të grupeve të numërimit dhe komisionerëve për fletët e votimit nga Greqia. Meqense njëra palë e kontestonte këtë votim, kemi vazhduar me pjesën tjetër. Do të vendosim për ecurinë. Nuk janë të përjashtuar. Do të shqyrtohet fleta e votimit. Votat nga Greqia do t’i nënshtrohen numërimit, sikurse nga vendet e tjera, është vetëm çështje kohe. Me këtë rast do të shqyrtohen edhe pretendimet e gjithkujt me votën e Greqisë dhe diasporës në tërësi”, tha ai.

Next Post
Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3443 qendra votimi, PS mbron 83 mandate. PD shkon në 51

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3443 qendra votimi, PS mbron 83 mandate. PD shkon në 51

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

October 9, 2026
Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

October 9, 2026
Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com