• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon shkarkimin e Ardi Veliut: Rama dhe Lleshaj po heshtin para veprimit mafioz

by Ardit Rada
30/05/2020 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mos reagimi i kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për publikimin e videos nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka detyruan sot sërish PD që të reagojë duke kërkuar shkarkimin e tij.

Në një dalje për mediat, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po heshtin, në vend që ta shkarkojnë.

Për Vokshin, heshtja e kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm është një veprim mafioz dhe një provë se veprimi i Ardi Veliut është linjë partiake dhe qeveritare.

Reagimi i Albana Vokshit

Pak gjëra kanë sjellë një zemërim aq të madh të qytetarëve sesa qendrimi i djeshëm kriminal i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Socialistë apo opozitarë, të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut.

Një zyrtar që justifikon dhunën policore kundër një të mituri duke sulmuar nënën e tij me metodat e sigurimit të shtetit nuk duhet të ketë vend në Policinë e Shtetit.

Pavarësisht kërkesës unanime për të larguar Ardi Veliun, njerëzit që kanë në dorë shkarkimin e tij, po heshtin. 

Edi Rama bën sikur nuk ka parë gjë, Sandër Lleshaj bën sikur nuk ka kuptuar gjë, duke shpresuar se me kalimin e kohës do ta shpëtojnë mercenarin e tyre dhe të bandave kriminale.

Heshtja mafioze e kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm për qendrimin skandaloz të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është prova më domethënëse se veprimi i Ardi Veliut është linjë partiake dhe qeveritare.

Duke mos e shkarkuar atë, Edi Rama provon se do të bënte të njëjtën gjë si Ardi Veliu, do të sulmonte si mafioz një grua për të justifikuar dhunën policore ndaj djalit të saj të mitur.

Edi Rama është peng i urdhrave të paligjshëm që ka zbatuar herë pas here për llogari të tij Ardi Veliu.

Kjo shpjegon heshtjen e Edi Ramës dhe të Sandër Lleshajt, në një kohë kur e gjithë Shqipëria është e revoltuar dhe kur të gjithë duan që Ardi Veliu të mos përfaqësojë më Policinë e Shtetit. 

Një kryeministër normal, i papërzierë në punë të pista, do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të sajuara rrahjen e një të mituri për shkak të prejardhjes familjare, sulmon si kriminel gjakftohtë një nënë kryefamiljare dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Të dashur qytetarë!

Sa herë të shikoni Ardi Veliun, mos harroni zemërimin legjitim që keni sot! Ardi Veliu është Edi Rama! Këta mendojnë se mund të bëjnë gjithçka me jetët tuaja dhe të fëmijëve tuaj dhe të mos japin llogari, por i kanë bërë llogaritë gabim!

/e.rr

Next Post
Epidemilogu Alimehmeti:“Vetëm ai që ka mposhtur frikën nga Covid-19 është i lirë”

Kishte kontakt me ukrainasen me COVID-19, del përgjigja e analizave të partnerit të saj

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Ai duhet larguar se i ve njolle te zeze policise se shtetit

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

February 21, 2026
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In