• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon mocion për raportin e DASH, Balla: S’ka kërkesë, por jemi të gatshëm që brenda 3 ditëve…

by A R
23/03/2023 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi nënkryetari i PD-së Luciano Boçi kërkoi zhvillimin e një mocioni me debat sot në Kuvend, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi nga foltorja se nuk ka një kërkesë të tillë.

Balla u shpreh se mazhoranca nuk është kundër zhvillimit të mocionit me debat për raportin e fundit të DASH, por për një gjë të tillë sipas tij duhet depozituar kërkesa nga opozita dhe më pas të shqyrtohet sipas procedurës.

“Ne nuk jemi kundër mbajtjes të çdo lloj debati në Kuvend. E para e vlerësoj  faktin që ka një reflektim të thellë nga propozuesit dhe nga sa duket në kërkesë bëjnë pjesë te non-grata, por fakti që kanë hequr firmën e krye non-gratës, kuvendi duhet ta vlerësojë këtë gjë. Nuk jemi para një kërkese për një mocion me debat, neni 98 e përcakton qartë se si vjen një kërkesë e tillë, këtu ka kërkesë për të përfshirë në rend dite diçka që nuk ekziston.

Hajdeni lajeni gojën këtu, por nëse doni realisht mocion me debat ne jemi të gatshëm brenda 3 ditëve të thërrasim Konferencën e Kryetarëve, të përcaktojmë kohën sepse dhe ne duam të flasim për shumë gjetje të DASH. Duheshim mbledhur që në Maj të 2021 për të diskutuar për shpalljen non grata të një prej anëtarëve të Kuvendit, ne nuk hezitojmë. Këtu nuk bëhet fjalë do votojmë sepse s’kemi ça votojmë, s’ka kërkesë”, tha Balla.

Socialisti u shpreh se edhe për mocionin me debat për çështjen “McGonigal”, opozita nuk mbajti qëndrimin e duhur dhe u larguan nga salla e Kuvendit pa mbaruar koha e përcaktuar.

“Publiku na sheh, na gjykon, në fund të debatit që kërkuat pa limit, në fund ngelëm vetëm ne sepse ju kishit ikur të gjithë. Kur nuk na pëlqen, Blinkenin e çojmë në Paris dhe kur na pëlqen marim ndonjë fjali nga raporti”, shtoi ai.

Po ashtu, Balla tha se e rëndësishme është të zhvillohet një debat për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Shoh që nuk është në sallë zonja Tabaku, që të zhvillojmë një debat për çështjen e integrimit. Por, qoftë në traditën parlamentare dhe frymën e rregullores nuk prekin punën normale të Kuvendit. Profesor Boçi, hiri nuk ka numër shumës, sepse hiret është fjalë tjetër. Hiri është sasi dhe nuk ka numër shumës dhe nuk ju takon ju ta bëni këtë. Në fund, jam i sigurt që brenda kësaj salle ka kolegë e kolege të besimit islam, agjërim të lehtë, ta kuptojnë muajin e Ramazanit për reflektim dhe të gjithë ne të bëjmë më shumë punë të mira në dobi të popullit të përbashkët”, përfundoi Balla.

/a.r

Next Post
Çupi: Prekja e pasurisë së Ervis Martinajt po i pret fijet e financave Sali Berishës

Varka e Noes në Vuçitol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com