• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni që ka përfituar 1 qindarkë

by
01/07/2022 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Kjo është mbledhja e dytë pasi e para u shty pas kërkesës nga deputetët e Partisë Socialiste për për më shumë kohë që të lexojnë fillimisht dokumentacionin e dorëzuar nga demokratët. Kujtojmë se vetë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas akuzave të opozitës, se bashkëshorti i saj i shpallur investitor strategjik nga qeveria, është në konflikt interesi. Sipas ministres bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm siguri juridike.

“Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Kjo është pika 3 e nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë e cila ishte edhe ‘sebepi’ i debatit të ashpër mes palëve në Komision.

Demokratët, që janë edhe nismëtarët e kërkesës, thonë që është shkelur ky nen, ndërsa socialistët thonë që absolutisht nuk kemi shkelje të këtij neni, madje kanë kërkuar që të thuhet se si dhe sa ka përfituar ministrja.

Pjesë nga debati:

Bushka: Pyetja që kam unë për nismëtarët: Si përfiton Olta Xhaçka referuar nenit 70 të Kushtetutës?

Bardhi: Kjo është pasuri e ministres dhe deputetes Olta Xhaçka. Neni 35 i konfliktit të interesit thotë se në rast se aksionet apo pjesë në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur ato konsiderohen njëlloj si të ishin në emrin e zyrtarit. Pra, ccdo aksion i bashkëshortit në rastin konkret konsiderohet si të ishte e Olta Xhaçkës. Ministrja ka 50% të fitimeve nga veprimtaria fitimprurëse lidhur me këtë pronë. Ministrja është duke kryer një veprimtari fitimprurëse me pasuri të shtetit.

Balla: Në eksperiencën 30-vjeçare të këtyre rasteve kërkuesit i janë referuar gjithmonë provave. Pyetja ime është shumë e thjeshtë: A fituar znj. Olta Xhaçka 1 qindarkë dhe nëse po në ccfarë rruge e ka marrë? Në bankë, cash, kriptovalutë?

Bardhi: Një qytetar që shkon sot dhe merr bukën paguan 20% dhe Olta Xhaçka për të ndërtuar një hotel me 5 yje dhe për të marrë fitime paguan 5%. Këto janë lekë, para të munguara në buxhetin e shtetit. Sa i takon fitimeve unë nuk jam kontabilisti i Olta Xhaçkës. Do të presim se sa do të deklarojë vitin e ardhshëm. Të presim dhe të shohim. Di që ka marrë paga lufte. E rëndësishme është që po bën veprimtari tregtare në një pronë shtetërore.

Balla: Përgjigja e kërkuesve ishte e plotë, e qartë dhe që nuk kemi të bëjmë me parashikime e nenit 70 pika 3.  Pra, kërkesa juaj nuk është e bazuar në parashikimin e Kushtetutës. Në doktrinën e saj Gjykata Kushtetuese gjithmonë ka kërkuar vloerësimin e përfitimit. Ka ndodhu? Sa ka qenë? Dhe në rastin në fjalë përfaqësuesi i kërkuesve këtu tha se përfitimi do të ndodhë. Pra ende nuk ka ndodhur.

/e.d

Next Post
Ish-partnerja e Berlusconit dhe këngëtarja italiane do të kurorëzojnë dashurinë me martesë

Ish-partnerja e Berlusconit dhe këngëtarja italiane do të kurorëzojnë dashurinë me martesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In