• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon debat urgjent me Ramën: Mbi 20 mijë familje janë hequr nga ndihma ekonomike

by Java News
21/02/2018 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD ishte në Kamëz ku ka vizituar disa familje të varfra të cilat janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike.Marie Gjoka është një nënë e vuajtur, që tregon historinë sesi ngeli pa asnjë të ardhur, pas vdekjes së bashkëshortit të sëmurë, në përpjekje për të marrë KEMP-in ditën që bashkëshorti u nda nga jeta.

“Kisha burrin për KEMP dhe vdiq ditën që ia lidhën dhe vajta të kërkoja KEMP-in që ta varrosja dhe nuk ma dhanë. Më dhanë vetëm 50 mijë lekë për me e varros. Nuk e di nga t’ia mbaj. Ka ardhur kulmi”- thote ajo.

Në bashkinë e Kamzës, ku Basha vizitoi familjet në skamje, janë hequr në janar rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike, por askush prej tyre nuk e di arsyen, edhe pse ata janë njësoj të varfër. Në frigoriferët apo dollapët e vjetër të Shpresa Arapit, Artur Rungos, Donika Shetës nuk ka asgjë për të ngrënë.

Basha: Për çfarë u thanë që skeni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim?

Shpresa Arapi: Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh.

Basha: Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t’ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t’ju marrin do t’ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme.

Bashkëshortja e Artur Rungos:  Listën e kam bërë të gjatë në dyqan dh s’kemi me çfarë të paguajmë. Vetëm me borxhe dhe asnjë lloj ndihme.

Basha; Nuk u dhanë shpjegim pse ua hoqën ndihmën?

Artur Rungo: Jo fare, asnjë shpjegim.

“Basha: Kishit ndihmë ekonomike?

Donika Sheta: Kisha, por ma kanë hequr tani.

Basha: Po pse ta kanë hequr?

Donika Sheta: Më thanë që nuk plotëson kushtet. Nuk e di çfarë kushtesh, kur unë s’kam asgjë, asnjë kusht për të jetuar. Thanë nuk plotëson pikët. Nuk kam as lavatriçe, as dush. Asgjë nuk kam.

Basha: Po të ardhura të tjera përveç ndihmës ekonomike keni pasur?

Donika Sheta: Kam vetëm 20 mijë lekë pension të vjetra.

Pak ditë më  parë qeveria deklaroi se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike ata që nuk e meritojnë, por dëshmitë në familjen e Pranvera Tetovajt dhe Gëzim Ukdashit tregojnë për një situatë katastrofike, ku iu është prerë edhe uji i pijshëm.

“Nënën e kam të paralizuar. Asistencën ma kanë hequr. Lekët e përmbytjes nuk i kemi marrë. Skam asgjë, as dyshek për nënën“- thote Pranvera Tetovaj.

Bashkëshortja e Gëzim Ukdashit: Edhe ujin na e kanë ndërprerë. Kush të na japë ndonjë pikë ujë, e marrim. S”kemi lekë të blejmë një thes miell, pale dritat dhe ujin.

Basha: Prandaj kemi ardhur, në rradhë të parë t’I tregojmë botës kujt ia kanë hequr ndihmën, njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës.

Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin.

 

basha

basha

basha

 

Next Post
Kapen me kokainë dhe kanabis, vihen në pranga dy shqiptarë në Greqi

Kapen me kokainë dhe kanabis, vihen në pranga dy shqiptarë në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ta bëjmë Shqipërinë si Dubai

June 23, 2026
Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

June 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Qershor 2026

June 23, 2026
“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

June 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

5 pikat e revolucionit, që harruan “pikën e vogël” të bregdetit

June 23, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

June 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Çdo dy ditë konflikte çasti! Në vetëm tre muaj tetë të vrarë dhe 31 të plagosur

June 23, 2026
Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

June 23, 2026
Më 11 maj Shqipëria zgjedh/ Kryesia e PD gati listat, ja si do të ndahen grupet e punës

Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të zhvillojmë mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

June 23, 2026
Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In