PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Kukës, KAS rrëzon kërkesën: Nuk ka prova

Sot është mbajtur seanca në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) lidhur me shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit, pas zgjedhjeve të 11 majit. PD kërkonte pavlefshmëri të rezultatit dhe rivotim në këtë qark, ku nga rezultati përfundimtar, demokratët siguruan 2 mandate, ndërsa socialistët morën 1 mandat.

Sipas KAS, kjo është kërkesa e parë që shqyrtohet për pavlefshmëri zgjedhjesh në këtë proces. Gjatë seancës, përfaqësuesit e KAS theksuan se detyra e tyre ishte të analizojnë faktet dhe të verifikojnë nëse provohej vërtetësia e pretendimeve të paraqitura, gjë e cila sipas tyre nuk ka rezultuar.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të çuar në rivotim apo pavlefshmëri votash në qarkun e Kukësit. Votat nuk do të rinumërohen dhe rezultati mbetet i pandryshuar.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com