Partia Demokratike ka kërkuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi shtyrjen e seancës plenare e cila është parashikuar për të filluar ditën e nesërme në orën 10:00. Sipas “selisë blu” seanca nuk duhet të mbahet në këtë orar nën argumentimin se ditën e enjte është parashikuar mosbindja civile dhe aktivistët e opozitës do të bllokojnë rrugët kryesore në vend. PD kërkon që seanca të shtyhet dhe të fillojë në orën 18:00. Nuk dihet ende se sa parasysh do të merret nga kreu i Parlamentit kërkesa e demokratëve.
ma.me











