• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkesë për interpelancë urgjente: Rama të japë sqarime për takimin në Aruba

by A R
29/09/2025 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me akuzat për një takim të zhvilluar në janar 2019 në ishullin Aruba mes përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, eksponentëve të krimit të organizuar dhe biznesmenëve të lidhur me pastrimin e parave, sipas partisë më të madhe opozitare.

Kërkesa, e firmosur nga shtatë deputetë të PD-së, ndër ta Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, bazohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit që thekson ndjeshmërinë e ekonomisë shqiptare ndaj krimit të organizuar dhe ndikimin e të ardhurave nga trafiku i drogës në konkurrencën e tregut.

“Në dokument citohet edhe një investigim i gazetarit italian Nello Trocchia, që përmes burimeve të Antimafias Italiane dhe Policisë gjermane, flet për takimin e fshehtë në Aruba, ku kanë marrë pjesë Artur Shehu dhe Genci Hamzai, si dhe eksponentë të qeverisë Rama. Sipas hetuesve, aty u diskutua për ndërtimin e një kulle në Tiranë në pronësi të grupeve kriminale, me mbështetje politike nga nivelet e larta të qeverisë”, thuhet në pretendimin e PD.

PD rikujton gjithashtu emisionet investigative të “Report” në Rai 3 dhe përgjimet e Antimafias Italiane që lidhin politikanë shqiptarë me pastrimin e parave përmes ndërtimit. Deputetët kërkojnë nga Rama shpjegime nëse ka dijeni për takimin në Aruba, nëse qeveria ka favorizuar Artur Shehun me leje apo fonde publike dhe çfarë masash ka marrë për të parandaluar ndikimin e krimit në ekonomi.

Next Post

Shkarkimi i Veliajt, Qeveria i shkruan KQZ-së për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

November 2, 2026
“Kemi diskutuar se drejtësia nuk funksionon”/ Ish-prokurori Karanxha: Ata që dhunojnë pronën dhe policinë, të përballen me ligjin!

“Kemi diskutuar se drejtësia nuk funksionon”/ Ish-prokurori Karanxha: Ata që dhunojnë pronën dhe policinë, të përballen me ligjin!

November 2, 2026
Momente paniku në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

Momente paniku në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

November 2, 2026
“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

November 2, 2026
Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

November 2, 2026
Reforma Mjedisore/ Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë, sipas standardeve të BE-së! Skemë “ndotësi paguan”

Reforma Mjedisore/ Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë, sipas standardeve të BE-së! Skemë “ndotësi paguan”

November 2, 2026
Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur

Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur

November 2, 2026
Drejtësia penale në Shqipëri është një drejtësi represive e jo njerëzore për individët

Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!

November 2, 2026
Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

November 2, 2026
“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In