PD-ja kërcen “degë më degë” për Reformën në Drejtësi. Pas artikulimit të 11 kushteve demokratët kanë shtuar edhe një kusht të ri për Reformën në Drejtësi që lidhet me mandatin e deputetit të PS-së, Rakip Sulit.
Ky kusht, sipas PD-së, interpretohet si përpjekje e kësaj force politike për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ndonse këto procese nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, kjo nuk i ka penguar demokratët që gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, të zhvilluar pak minuta më parë, t’i shtojnë listës së tyre të kushteve edhe mandatin e deputetit Suli dhe të deputetes, Valentina leskaj. Kushti për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është artikuluar nga deputeti Eduart Halimi, i cili është edhe pjesë e komisionit për Reformën në Drejtësi.
Mbledhja e grupit të PD-së u zhvillua 1 orë përpara se të nisë sërish mbledhja e komisionit për Reformën në Drejtësi, të cilët demokratët e konsiderojnë edhe si tryezë të konsensusit politik.
(Javanews.al) Me. Ar