• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD kallëzon Vangjush Dakon: Shtoi 2700 votues në lista

by
07/05/2015 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund Partia Demokratike ka ndërmarrë nismën ligjore për t’u shkuar deri në fund akuzave të saj për kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako. Kanëë qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani dhe nënkryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho që kanë depozituar  në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, të cilin e akuzon se po tenton të manipulojë zgjedhjet e 21 qershorit përmes shtimit të emrave në listat e zgjedhësve.

Pas daljes nga prokuroria dy zyrtarët e PD tha në se kërkojnë nga organi i akuzës hetim të menjëhershëm dhe heqjen e 2700 personave të regjistruar gjatë muajit prill në qytetin e Durrësit.

Spaho i ka kthyer përgjigje edhe një deklarate të Dakos se ka vepruar sipas ligjit duke respektuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Për të vërtetuar akuzat ndaj Dakos dhe vartësve të tij PD ka depozituar në prokurori edhe provat përkatëse.

Megjithatë ajo që bie në sy është se ishte pikërisht Ristani i cili në vitin 2011 kur ishte në krye të KQZ u akuzua se i dha fitoren në tavolinë Lulzim Bashës dhe që sot kërkon që të mos shtohen votat.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat

“Njoftuam Prokurorinë e Përgjithshme për skandalin e manipulimit të listave të zgjedhësve në Bashkinë e Durrësit. E njoftuam për materialin që KQZ ka përcjellë për këtë çështje në Prokurori. Sikurse dorëzuam kallëzimin penal që Partia Demokratike ka përgatitur dhe faktet që ne disponojmë nga hetimi në lidhje me këtë çështje. Kërkuam hetim të shpejtë dhe të plotë të kësaj çështjeje për shkak të urgjencës që ka, pasi së shpejti dalin listat përfundimtare dhe afron dita e zgjedhjeve. Këta zgjedhës që janë futur në mënyrë arbitrare në lista, detyrimisht do të hiqen prej tyre dhe nuk do të votojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit në Durrës. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike. Më rezulton që edhe Partia Socialiste e ka pranuar skandalin pasi në debatin që është zhvilluar në KQZ përfaqësuesi ligjor në KQZ zoti Gjonçaj ka pranuar që të hiqen këta individë nga lista të cilët nuk janë pak por 2700 deri në fund të prillit, të hiqen pra nga lista por me një proçes të rregullt ligjor. Sikurse kam mësuar se z. Denar Biba ka deklaruar se janë të papranueshme në ditët e sotme praktika të tilla, manipulimi i procesit zgjedhor. Mua më ka habitur deklarata e djeshme e Vangjush Dakos , ku thekson që ka njerëz që janë regjistruar në listat e zgjedhësve dhe në bazë të së drejtës së lëvizjes së lirë si dhe ka pretenduar që kjo është një praktikë që ka ndodhur dhe në të shkuarën. Dua t’i them se, kjo nuk është lëvizje e lirë por kjo është një lëvizje e shtyrë nga mbrapa, e nxitur nga njerëzit e Vangjush Dakos . Për më tepër kjo lëvizje e lirë në thonjëza prek dy parime të rëndësishme të procesit zgjedhor të cilët janë zgjedhje të lira dhe të ndershme pra po flasim për zgjedhje të lira dhe zgjedhje të ndershme dhe kjo “lëvizje e lirë” e Vangjush Dakos prek këto dy parime thelbësore të procesit zgjedhor. Përsa i takon qëndrimit të tij se kjo paska ndodhur dhe në të shkuarën , kjo logjikë më le të kuptoj se nëse Vangjush Dako vjedh, më lind edhe mua e drejta të vjedh , apo nëse Vangjush Dako shkel ligjin edhe unë paskam të drejtë të shkel ligjin, gjë që nuk qëndron dhe më shumë i ngjan filozofisë së Zhvejkut që “Ç’më duhet mua se çfarë bëj unë”. Sigurisht dorëzuam prova në prokurori, të gjitha provat që ne disponojmë për listën e plotë të 2700 personave që janë futur në listat e zgjedhësve, kontratat e qerasë që ka nënshkruar me ndërmarrjen e Plazhit në Durrës, që ka nënshkruar drejtori apo kontrata të tjera sipërmarrje të individëve ortakë të Vangjush Dakos dhe prokuroria na siguroi që do të fillojë një proces hetimi.” tha Spaho

Pyetje: A persona të tjerë të përfshirë?

Spaho: Sigurisht, ka persona të tjerë të përfshirë. Sapo  e përmenda është stafi në bashkinë e tij dhe individë të cilët mbështesin z. Dako.

Pyetje:  Z. Dako ka deklaruar se nuk ju njeh. Keni një përgjigje ndaj  kësaj deklarate?

Spaho: Dhe unë e ngatërroj shpesh z. Dako me Zahon.

Pyetje:  Z. Ristani, Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë mbi përgjimet e kryeministrit Rama në takimin me strukturat në Shkodër.

Ristani: Partia Demokratike po konstaton që në mënyrë të shumëanshme me shumë makinacione po tentohet manipulimi i zgjedhjeve. Kryerilindjoti dhe kryerilindjotët po mundohen të bëjnë çdo gjë që të fallsifikojnë procesin elektoral  dhe të mundohen të fitojnë zgjedhjet në tavolinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme siç u shpreh z. Spaho.

Pyetje:  Ç’bëhet me padinë që keni depozituar ndaj ministrit Tahiri? Keni patur rezultate?

Ristani: Po presim që Prokuroria të konkludojë në lidhje me kallëzimin që ne kemi bërë. Sigurisht që janë hetime komplekse që ndoshta  Prokuroria do kohën e saj por  sigurisht sa më shpejt se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar kështu që unë besoj se do të nxitojnë për të mbyllur çështjen.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

FOTO/ I riu që tentoi të godasë Bashën, në fotografi me Majkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

May 1, 2026
WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

May 1, 2026
Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

May 1, 2026
Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

May 1, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

May 1, 2026
A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

May 1, 2026
“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In