Kthimi i opozitës në Kuvend këtë të enjte ka përplasur analizën e Kreshnik Spahiut dhe Bled kokës, në studion e Top Story.
Spahiu: Pyetjes tuaj i përgjigjem duke thënë PD vazhdon të jetë në një lloj marrëveshje me PS për shkak të një bashkimi interesash kundër SPAK.
Spahiu: Të njëjtët janë, dhe Bashën e kishte vënë Berisha.
Koka: Patjetër dhe ty duke hedh valle te çadra të kishte vënë Berisha. Berisha s’kishte nevojë të faktorizohej nga Rama, këtu po flasim për ekzistencë të opozitës. Loja më e fëlliqur që mund të bëhet në kurriz të opozitës është t’i thuash se ka marrëveshje me Ramën. Analiza e trajton si idiot Berishën, kur SPAK e ka fut opozitën në burg dhe nga pozita ka kap cironkat dhe arkat e peshkut. Ka dhe një limit për analizën që bëhet, nuk lëshohen pa fre fare pëllumbat. Ka limit çdo gjë.
/a.r