• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

PD, a ka gjasa të kthehet më si dikur?!

by Java News
30/07/2017 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk shprehet më asnjë siguri në analizat që po i bëhen opozitës në Shqipëri, se Partia Demokratike si lidere e saj, do ketë një ngritje të shpejtë. Për të mos thënë se parashikimet janë shumë më të errëta. Realiteti është më i qartë se argumentet dhe shtjellat e mendimeve. Problemet e brendshme janë aq të mëdha në këtë formacion saqë energjia për t’i fashitur ato, do veç kohës dhe ide të mëdha, shtuar nga struktura që s’kanë më fare vullnet. Rimëkëmbja duket larg tek PD-ja që edhe nga ana strukturale ka marrë goditje të mëdha. Si radhë herë në demokracinë shqiptare, një formacion politik ka një ndarje të tillë mesveti, ku një grup i madh i anëtarësisë e shikon me shumë skepticizëm të ardhmen e vet. Gjysma e kryesisë së Këshillit Kombëtar të PD-së është kundër lidërshipit aktual, e ish-deputetët që konsiderohen si senatorë janë tërësisht kundër e falë qasjeve mediatike prodhojnë vetëm baltë ndaj partisë së tyre. Duket se Bashës para se të mendojë hapat e mëtejshëm i duhet të detyrojë të bëjnë dorëheqje pjesës më të madhe të njerëzve të kryesisë, që i ka kundër. Përçarja dhe përfoljet në këtë formacion janë aq të mëdha saqë kanë prekur në thelb vetë vlerat morale të së djathtës shqiptare. Dhe, ky përbën problemin më të madh të saj. Vlerat në zhdukje të zemrës së të Djathtëve. Sikur të mos mjaftojë kjo, kryetari i rizgjedhur i saj, Lulzim Basha që vjen pas humbjeve rresht zgjedhore, jo vetëm nuk ka bërë analizat përkatëse, por në zgjedhjet e fundit brenda partisë së tij mbylli sytë para manipulimeve të mëdha, në favor të tij. Kjo e shton krizën e besimit dhe mbi të gjitha bjerrjen e një partie, që po kap kuotat më të ulëta, që prej krijimit.

E parë nga jashtë situata e PD-së është më e pashpresë kur mendon se ndikimi i Berishës, kryetarit të nderit, është ende tejet i madh dhe domethënës. Ky ndikim në formë paradoksale nuk është vetëm te Basha, e nuk ishte vetëm te zgjedhjet e fundit për kryetar të PD-së, por është edhe te vetë grupi anti-Basha, që në asnjë moment nuk diti t’i tregojnë vijat e kuqe Berishës dhe të gjithë shpurës së tij aq problematike.

Në këto kushte, paçka se ka optimistë që besojnë se Basha do forcohet, kjo falë dhe gabimeve të pashmangshme që pritet të bëjë në mandatin e dytë qeveria Rama, një gjë është mirë e dukur. Demokratët nuk bëjnë dot opozitë të vërtetë, përveç momentit, kur kryetari i pozitës Edi Rama, tashmë do ta faktorizojë në parlament nga atakimet dhe debatet personale vetë kryetarin e opozitës. Tashmë Rama do të jetë realisht paterica e Bashës, duke e atakuar në vend të Berishës, që s’do ketë me minutazhin a palimituar në parlament. Basha, gjithsesi do të duket disi më shumë, pasi Partia Demokratike do të përfaqësohet nga një grup që është dukshëm pa identitet dhe me emra shumë larg frymës që besohet të përfaqësojë të Djathtën. E kur mendon se tamam fryma është ajo që ka humbur te ky formacion, atëherë llogaritë bëhen trishtuese. Kësaj i shtohet edhe fakti se fashat shoqërore që përfaqësonte dikur, tashmë nuk i përgjigjen për asnjë arsye PD-së. Për të mos thënë që kauza e tyre, të përndjekurit dhe pronarët e vërtetë, tashmë kërkohet më shumë nga PS-ja, partia që anatemohej dhe për ironi po përpiqet të zgjidhë disa prej problemeve të tyre.

Në të gjithë këtë tollovi, Partisë Demokratike i mbetet të thërrasë tamam ato vlera që ky formacion i ka bjerrë prej larshmërisë së tij ideologjike, strukturore dhe njerëzore. Ideologjia e djathtë e vërtetë, që i shkon më shumë konservatorizmit, mund të përbëjë diferencën por edhe pjekjen reale të Bashës. Por a ka njerëz që e përfaqësojnë atë dhe frymë për t’iu rikthyer PD-së? Për momentin ka vetëm ideologë të rinj, por jo përfaqësues realë. Vetë Bashës, pas tollovive që ka kaluar në Parti dhe në realitetet me çadrën, tashmë i duhet identiteti i tij në këtë mandat prove. Dhe, ky, nëse do të arrihet duhet të jetë larg Berishës. Me çdo çmim. Ky është shërimi, por edhe mundësia që njerëzit të besojnë në Partinë Demokratike. Edhe pse është më e vështirë ta ndash PD-në nga simbolika e saj propagandistike, sesa nga imazhi dhe dora e Sali Berishës, por kjo bjerrje e PD-së do të vazhdojë nëse nuk veprohet ndryshe sesa deri  më tani. Pra, ndarja nga Berisha dhe afrimi me konservatorizmin klasik shqiptar dhe atë të riun që do përsoset me afrimin e të rinjve, mund të përbëjë rrugën e vetme, që PD-ja të rikthehet. Dhe, kush nuk do të donte kthimin e vërtetë të Partisë Demokratike në fuqinë e vlerave të saj! (Gazeta Shqiptare)

 

 

 

 

Next Post
Ish-zëdhënësi i Blair: Duhet ta vizitoni Shqipërinë, do ta doni po aq sa edhe unë

Ish-zëdhënësi i Blair: Duhet ta vizitoni Shqipërinë, do ta doni po aq sa edhe unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In