• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-zëdhënësi i Blair: Duhet ta vizitoni Shqipërinë, do ta doni po aq sa edhe unë

by A R
30/07/2017 23:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse nuk keni prenotuar ende pushimet, duhet patjetër të shkoni në Shqipëri. Kjo është këshilla që ish-zëdhënësi i Toni Blerit, Alistar Campbell i jep britanikeve.

“Shqipëria,-shkruan ai në faqen e tij të internetit- nuk është ai vendi ku ka një statujë të komedianit Norman Uisdom, sepse ai është i vetmi perëndimor që shqiptarët kanë parë në ekranet e tyre bardhë e zi.

Nuk është as ai vendi i imagjinuar nga skenat e filmit Taken me Liam Neeson. Droga, prostitucioni, rrëmbimet, trafikimi i njerëzve…askush nuk do të donte të shkonte në një vend të tillë… Por, Shqipëria nuk është kjo…”.

Ish-zëdhënësi i Blerit, shkruan se në të gjitha vizitat e tij, nuk është ndjerë asnjëherë i pasigurt…dhe citon atë çfarë kryeministri Edi Rama i ka thënë Boris Johnson…”nëse ka kriminelë shqiptarë në Londër, ata janë kriminelët tuaj, jo të mitë”, duke iu përgjigjur kështu kërcënimit të Johnson kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Campbell, thërret në ndihmë edhe Lord Bajronin dhe përshkrimet e tij për vendin e shqiponjave. Poeti udhëtoi në Shqipëri në shekullin e 19 dhe i krahasoi shqiptarët në veshje, imazh dhe mënyrën e jetesës me malësorët skocezë.

“Sigurisht, -thotë Campbell – do të duhet një farë kohe që trashëgimitë e të shkuarës të zhduken, por ndërsa gushti erdhi, më lini t’iu sugjeroj….provoni Shqipërinë. Ia kam rekomanduar shumë njerëzve më parë, disa më kanë dëgjuar dhe askush nuk është bërë pishman. E para, vijon Campbell, është lirë… E dyta, moti dhe ushqimi janë mesdhetare. E treta, asnjë panoramë mbi tokë nuk mund të krahasohet për mua me malet e Skocisë, por Bajroni kishte të drejtë, Shqipëria, i afrohet shumë… E katërta, atje ka plazhe fantastike, të paprekura. E pesta, njerëzit janë shumë të këndshëm…dhe i pëlqejnë britanikët… E më e rëndësishmja, është një vend ku ndjen energji dhe shpresë. Ju këshilloj të shkoni e ta shikoni… E në përfundim, do ta doni po aq sa edhe unë…ju premtoj”, përfundon Campbell.

Next Post
Dy vitet sfiduese të Erion Veliajt (Galeri fotosh)

Dy vitet sfiduese të Erion Veliajt (Galeri fotosh)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In