• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja u tall me Beratin duke i kandiduar një figurë qesharake

by Namir Lapardhaja
10/10/2025 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja 

Fatkeqësi e madhe ku ka degraduar Partia Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës. Të paktën, deri në vitin 2021 në të gjithë Shqipërinë, por veçmas në Berat, meqenëse kam qenë shumë pranë degës lokale të kësaj partie, ‘ziheshin’ njerëzit me njëri-tjetrin për të kandiduar, kurse tani nuk e merr askush përsipër kandidimin, edhe përpos premtimeve të mëdha monetare dhe lutjeve të shumta.
Dhe si për t’i vënë kapakun të gjithë kësaj marrëzie, kandidojnë në Berat nga PD-ja një figurë qesharake.

As më pak dhe as më shumë se sa një person që të bën për të qeshur. Por jo si në rastin e Binajt në Tiranë, që është aktor dhe është edhe ‘normale’, por ky i Beratit të bën për të qeshur me gjithçka thotë, gjithçka bën, gjithë pozat që merr. Është një hata e madhe!
E përsëris, unë e njoh situatën e PD-së në Berat. Më keq nuk ka ku të vejë. Por që e keqja nuk paska as anë e as udhë, as fund e as mbarim, është pikërisht ky kandidim qesharak.
Kësaj i thonë sa ka Zoti mo na rrëfe!

Sigurisht që për Beratin nuk mund të jetë specifikisht fajtor Berisha, sepse ai është pjesë e fajit të madh, i klimës së madhe që është krijuar në atë PD dhe në krejt opozitën, por t’i lësh në dorë Beratin zgjedhjes së një figure tjetër qesharake si Enno Bozdo, te kandidatura të tilla do të përfundonte.

Partia Demokratike në Berat ka pasur kryetare bashkie një zonjë të nderuar nga i gjithë qyteti si Milika Jaho. Ka pasur kandidat në kohë të vëshitrë si viti 2001 për bashkinë Dhor Gjokun, ka pasur në vitin 2003 doktor Mehmet Xhekën, ka pasur në vitin 2007 ekonomistin Sali Hoxha, ka pasur në 2015 Kasëmin dhe në 2023 Zijanë.

Pavarësisht problemeve të tyre, të mirave dhe të këqiave si çdo njëri në këtë botë, të gjithë kanë qenë njerëz serioz. Për askënd prej tyre nuk mud të thuash që ka qenë qesharak.
Ndërkohë që degradimi i PD-së ka vajtur sot në atë nivel sa, në mungesë të një figure normale, vete dhe zgjedh kandidatura qesharake, që turpërojnë jo vetëm të djathtën, por të gjithë qytetin.
Dhe pastaj thonë pse nuk fiton PD-ja në Berat. Pse na mund pushteti në këtë qark?
Po si mos të mundë, ndërkohë që ti vë figura qesharake, PS vete dhe zgjedh për kandidat djalin më të mirë që ka qyteti.

Ndërkohë që ti gjasme denoncon për politikë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, vete sulmon pikërisht doktorin dhe njeriun më human që ka qyteti vetëm se është drejtor spitali nga PS. Dhe kush? Njerëz që nuk i lidh asgjë me Beratin.
E dija, në fakt, që nuk po e merrte askush përsipër kandidimin në PD-në e Beratit, por që të arrihej në këtë fare feje nuk ma merrte mendja. Shumë keq dhe, mbi të gjitha, shumë turp! 

Next Post
Barazim i “bardhë” në Prishtinë, Kosova ndan pikët me Slloveninë dhe ruan vendin e dytë në grup 

Barazim i “bardhë” në Prishtinë, Kosova ndan pikët me Slloveninë dhe ruan vendin e dytë në grup 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In